Kosova përfiton mbi 50 milionë euro nga Banka Botërore

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe Zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore Anna Bjerde, kanë nënshkruar një marrëveshje për Financimin e Politikave Zhvillimore për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme (DPF), nga e cila Kosova do të përfitojë 51 milionë euro

Hekuran Murati dhe Anna Bjerde

Shteti i Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje për Financimin e Politikave Zhvillimore për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme (DPF), me ç’rast Kosova do të përfitojë 51 milionë euro.

Nënshkrimet për këtë marrëveshje i kanë dhënë Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe Zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore Anna Bjerde.

“Ky financim kap vlerën prej 51 milionë eurosh dhe mbështet prioritetet e Qeverisë për periudhën 2021-2025, që përfshijnë transparencën fiskale, mbështetjen e sektorit privat, si dhe tranzicionin energjetik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Sipas Ministrisë së Financave, zëvendëspresidentja Bjerde është shprehur se Kosovës i nevojitet një rritje e shpejtë dhe e qëndrueshme ekonomike, që do të krijonte vende të reja të punës.

Hekuran Murati dhe Anna Bjerde

“Në këtë kontekst, mekanizmi DPF do të mbështesë masat që synojnë rritjen e transparencës në menaxhimin e financave publike në raport me menaxhimin e borxhit publik. Po ashtu, programi mbështet përmirësimin e kushteve të të bërit biznes për sektorin privat, duke thjeshtësuar procedurat për inspektime dhe duke zvogëluar barrën administrative për bizneset”, ka bërë të ditur Ministria e Financave.

Ministri Hekuran Murati, është duke qëndruar në Washtington, në kuadër të takimeve pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika