Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Estonisë, Urmas Reinsalu ka bërë të ditur se Estonia qëndron e gatshme për ta mbështetur Kosovën në aplikimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Këtë e ka bërë të ditur vet Ministri përmes një postimi në Twitter.
“#Kosova ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në #BE🇪🇺 . Estonia është e gatshme të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Reinsalu.
#Kosovo🇽🇰 has delivered application for #EU🇪🇺 membership.
Estonia🇪🇪 stands ready to support Kosovo on its path to the European Union.— Urmas Reinsalu (@UrmasReinsalu) December 15, 2022
Kosova, të enjten e 15 dhjetorit, ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dorëzuar aplikimin në Republikën çeke, vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.
Ceremonia e dorëzimit është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë çeke, në Pragë.
Një ditë më parë, udhëheqësit e Kosovës, përfshirë kryeministrin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, e nënshkruan aplikimin në Prishtinë, duke e cilësuar këtë si “hap historik” për Kosovën.