Musliu tregon se pse u bojkotua nga PDK-ja fjalimi i presidentes Osmani

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se deklaratën e saj për presidenten, Vjosa Osmani, e ka bërë me vetëdije, duke shtuar se “nëse presidentja dukjen e saj e bënë pjesë të fjalimit vjetor, pse unë të mos e bëj”

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në intervistë për emisionin FIVE





Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka treguar se pse është bojkotuar nga partia e saj  fjalimi vjetor i presidentes, Vjosa Osmani, i së cilës sipas saj, ka qenë “komplet skandaloz”.

Ajo ka thënë se vetë fakti që një presidente ka aq mllef dhe urrejtje në fjalimin e saj tregon se pse është refuzuar nga ana e tyre, pasi sipas saj, presidentja nuk po bënë asgjë për dinjitetin e qytetarëve, “rriten çmimet, pagat nuk lëvizin, presidentja asnjë veprim”.

“E lëvdon Administratën Shtetërore të Kosovës, ndërsa në çdo paraqitje kryeministri e quan administratën të paaftë. Presidentja lavdëron rininë  e Kosovës, kjo rini e cila në mungesë të perspektivës e zhgënjyer deri në palcë, dhe ajo asnjë fjalë të vetme nuk e tha në këtë fjalim”, ka deklaruar ajo.

“E lavdëron të kaluarën nuk e përmend asnjë emër të kontributdhënsve, kinse e tërë jeta ose Kosova ekziston që kur është bërë presidente Kosovës”, ka thënë tutje ajo.

Deputetja Musliu, në intervistë për FIVE, ka thënë se Osmani në fjalimin e saj e ka lavdëruar Policinë e Kosovës, të cilës sipas saj, po e trajton në mënyrën më të “padinjitetshme të mundshme”.

Sipas saj, Policia e Kosovës nuk kanë uniforma nuk kanë ushqim cilësor nuk kanë paga të dinjitetshme dhe të gjitha pajisjet i kanë të vjetra.

Musliu flet për deklaratën e saj ndaj presidentes Osmani

Për deklaratën e saj pas fjalimit të presidentes Osmani, ajo ka thënë se e ka bërë me vetëdije, duke shtuar se “nëse presidentja dukjen e saj e bënë pjesë të fjalimit të saj pse unë të mos e bëj”.

“Në fenomenin grua, dhe duke u munduar që të viktimizohet prapa fjalës grua kjo përbënë skandal në vete, fjalimi i saj sot ishte një fjalim skandal i të gjitha pikave”, është shprehur ajo.

Ndërkaq, për reagimet që gjoja dikush e ka përqeshur presidenten Osmani për pamjen e saj, Musliu ka pyetur se ku ishte ajo kur u bullizua, ish-presidentja, Atifete Jahjaga, nga të gjitha palët.

“Në momentin kur ti e zgjedh të viktimizohesh me dukjen tënde prite aty goditjen sepse aty do të goditesh, vetë fakti që presidentja e bënë pjesë të adresimit të saj vjetor këtë çështje, çfarë të themi tjetër për mua është e dhimbshme, sepse cili është mesazhi që e dha ajo për gratë, në vend që ajo për gratë dhe vajzat e Kosovës duhet të jenë krenare për vete ajo sot i kompleksojë gratë, ju tha grave se ju nëse dukeni të plota do të paragjykoheni, e presidentja nuk e ka këtë të drejtë”, ka deklaruar Musliu.

Ndërsa, për reagimin e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se “nëse dikë marrja e turpi do ta përcjellë deri në varr, është ajo”.

Deputetja e PDK-së, ka shtuar se Gërvallën për çdo ditë atë trupi do ta përcjell edhe pas vdekjes, pasi sipas saj, përveçse skandalizon dhe lufton gratë në ministrin që ajo udhëheqë, edhe për dosjet që i ka dërguar kundër krerëve të UÇK-së në Hagë.





Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika