Në kuadër të emisionit Reader, emision ky kushtuar librit me Drilona Shalen, këtë javë i është kushtuar ditës botërore të librit.
Për të folur mbi rëndësinë e librit për shoqërinë tonë si dhe problematikat e tij, kanë folur Agon Ahmeti nga organizata jo qeveritare ETEA dhe Adem Gashi, shkrimtar i njohur.
Agon Ahmeti ka bërë një analizë të librit dhe vlerës së saj në vendin tonë, duke thënë se anketa të ndryshme janë bërë në lidhje me librin por edhe hulumtime të shumta të cilat rezultuan jo fort të mira tek kategoria e njerëzve të rritur në vend.
“Niveli fillor qëndron më mirë e fatkeqësisht rezultate shkojnë të bëhen më të dobëta për aq kohë sa fëmijët rriten. Përkatësisht rreth 40 % e fëmijëve të nivelit fillor nuk arrin me i përmend tre tituj të librave, e shifra rritet në mënyrë alarmante tek personat e rritur me kalimin e kohës e çka është shqetësuese”, tha Ahmeti në intervistën e emisionit Reader.
Niveli i librit nuk ishte elementi i vetëm për të cilën ka diskutuar autorja e emisionit Drilona Shala me të ftuarit e saj.
Një tjetër element që është përfolur ishte pozita e shkrimtarëve në shoqërinë tonë si dhe ku qëndron ajo aktualisht, kur dihet se leximet kanë shënuar rendje viteve të fundit jo vetëm në Kosovë por gjithandej.
Lidhur me këtë, shkrimtarit Adem Gashi, ka thënë se problem madhor është mosleximi ose leximet e pakta nga brezat e fundit në shoqëri.
“Problemi më i madh është çështja e krizës së leximit, aty ku është pritur që dikur të jetë me krenari armata e lexueseve, jam i vetëdijshme kanë ndodh ndryshime shoqërore, por vazhdon të mbetet një krizë e madhe nga aspekti i leximit, e çka ndikon drejtpërdrejt tek ne shkrimtarët, sepse thjesht puna jonë nuk po vlerësohet siç është vlerësuar më herët. Ka mjaft rënie e çka është për të ardhur keq”, tha Ademi Gashi.
Krejt në fund, biseda në lidhje me Ditën Botërore të Librit, përfundoi me një mesazh të cilin e thanë që të dy dashamirësit e librit, se aktivitetet e ndryshme janë ato të cilat nxisin shoqërinë që ta duan librin dhe ta vlerësojnë atë.