Kurti për ndalimin e Trajkoviqit në Merdar: Është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, pas ndalimit të kryetares së Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, në pikën kufitare në Merdar nga policia serbe, ka thënë se është "shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe hakmarrje tipike ndaj serbëve të Kosovës që respektojnë ligjin"

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas ndalimit të politikanes serbe, Rada Trajkoviq, nga policia serbe në pikën kufitare në Merdar, ka thënë se është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe hakmarrje tipike ndaj serbëve të Kosovës, të cilët e respektojnë ligjin nga regjimi autokratik serb.

“Ndalimi 10-orësh në kufi nga regjimi autokratik serb, i Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit, Nenad Rasiq, për herë të dytë këtë javë, e që është me diabet, është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe hakmarrje tipike ndaj serbëve të Kosovës që respektojnë ligjin”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Në këtë postim, Kurti i ka përmendur edhe ndërkombëtarët, si shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell e emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, duke kërkuar që ta shohin këtë situatë dhe të gjejnë një zgjidhje.

Ndryshe, Rada Trajkoviq, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova dhe këshilltare e ministrit të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, ka pothuajse disa orë në vijën administrative, ku policia serbe e ndaloi derisa ajo po kthehej në Serbi.

“12 orë në linjë administrative rrugës nga Kosova. Pa ushqim, pa ujë, pa ilaç, pa arsye. Gjithë natën, në mes të dimrit, në makinë. Dokumentet e konfiskuara, pa komunikim. A do të reagojë dikush ndaj kësaj torture?”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, të enjten, Trajkoviq u ndalua për herë të parë nga policia serbe në vendkalimin administrativ, Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Pastaj me t’u kthyer në Serbi, ajo u ndalua përsëri në kufi, ku ende është e ndaluar aty, sipas saj, pa arsye.

Po ashtu edhe ministri për komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’u dërgojë shkresa anëtarëve të QUINT-it, që të bisedojnë me kolegët e tyre në Beograd, në mënyrë që të gjejnë zgjidhje për kthimin në Serbi të këshilltares së tij, Rada Trajkoviq.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika