Të enjten, Kuvendi shqyrton disa projektligje “të rëndësishme”

Të enjten e 22 dhjetorit, Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet për të shqyrtuar disa projektligje të rëndësishme, kështu ka bërë të ditur kryetarja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ndërsa Besnik Tahiri nga AAK, ka thënë se Ligji për zyrtarët publikë nuk duhet të kalojë

Ilustrim

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten e ardhshme (22 dhjetor) në seancë plenare, ku do të shqyrtohen disa projektligje.

Kryetarja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se të enjten shqyrtohen disa projektligje të rëndësishme.

“U caktua seanca e re e radhës e Kuvendit të Kosovës. Dje është votuar procedura e përshpejtuar e shqyrtimit të disa projektligjeve të rëndësishme, dhe ajo seancë do të mbahet të enjten nga ora 10, kurse seanca e re do të fillojë pas kësaj seance të vazhdimit të pikave. Përveç pikave të zakonshme, të enjten Kuvendi do të bëjë shqyrtimin e Projektligjit të Marrëveshjes së Kredisë për përparimin e financave publike dhe ekonomike mes Kosovës dhe Fondit për Zhvillim Ndërkombëtar”, ka thënë Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë.

Lidhur me këtë çështje ka folur para mediave, Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka thënë se ka disa probleme në Ligjin për Paga, duke shtuar se duhet të hyjë në fuqi menjëherë me vlerë të koeficientit prej 129 eurosh.

“Sa i përket Ligjit të pagave, ne i kemi dy qëndrime, e para vlera e koeficientit duhet të jetë 129 euro, ndërsa hyrja në fuqi duhet të ndodhë menjëherë, pra më 1 shkurt që të përfitojnë dhe me këtë ligj të mos ketë zbritje të pagave, por të ketë ngritje të pagave, pasi ajo ka qenë e reflektuar edhe në ligjet e kaluara, po ashtu edhe situata ekonomike e tregon të njëjtën gjë. Po ashtu në këtë ligj ka disa probleme që munden të jenë çështje kushtetuese, siç është privilegji për disa Ministri në raport me Ministritë e tjera dhe po ashtu për pagën e njëjtë puna nuk është e njëjtë, dhe kjo temë duhet të trajtohet në këtë aspekt”, ka thënë Tahiri, në një konferencë për media të premten e 16 dhjetorit.

Kryetari i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur njashtu edhe për Ligjin për zyrtarët publikë, për të cilin, ka thënë se nuk duhet të kalojë.

“Sa i përket Ligjit për zyrtarë publikë, ky ligj nuk duhet të kalojë, e dëmton në esencë funksionimin e shërbimit civil, duke ia marrë mandatin 1600 njerëzve dhe duke i kthyer këto pozita në pozita ku një qeveri, një parti vendos për emërimin e tyre”, ka shtuar Tahiri.

Ndër të tjera, Tahiri ka theksuar se seanca që pritet të mbahet më 22 dhjetor është seanca më e rëndësishme prej kohës së shpalljes së pavarësisë së vendit.

Ai ka shtuar se Kuvendi i Kosovës në vitin 2023 duhet të rrisë numrin e seancave dhe seriozitetin në to.

“Kuvendi e ka jashtëzakonisht të nevojshme që në vitin 2023 ta kthejënjë rregull shumë më të madh të seancave, të pjesëmarrjes dhe seriozitetit në seancën plenare. Dhe të mos ndodhë sikur në seancën për buxhet ku për pesë orë u torturuam”, ka thënë Tahiri.

“Seanca e 22 dhjetorit në esencë është seanca më e rëndësishme prej pas shpalljes së pavarësisë, sa i përket administratës shtetërore”, ka theksuar Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika