Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Ambasadës serbe në Tiranë, si shenjë proteste në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Ata dënuan thirrjet raciste të serbëve të bëra ndaj shqiptarëve në veri të Mitrovicës. Me pankarta ku shkruhej “Jemi një”, aktivistët thanë se shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë në trojet e tyre, raportojnë mediat e Shqipërisë.
“Mos heshtni, bashkohuni në emër të paqes dhe dinjitetit për t’i treguar jo vetëm Serbisë dhe çdo komuniteti, që shqiptarët kanë qenë, janë dhe do të jenë në trojet e tyre për aq kohë sa do të ketë shqiptarë”, thanë aktivistët.
“Nuk mjaftojnë përse-të e përdhunimi i mbi 21 mijë grave e nënave, 1600 trupa nuk gjenden akoma, sepse Serbia gjenocidiale vazhdon të luajë lojën e sulmit të shqiptarëve, duke qenë se ne kemi ujkun brenda varkës, në vend që ta denonconte, ta çonte në Hagë Serbinë, të jepte dëmshpërblim”, ka thënë me megafon njëri prej protestuesve.