Krasniqi pas dënimit të Mustafës: Është dënim i rëndë që nxit indinjatë te secili shqiptar

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se dënimi i Gjykatës Speciale në shkallën e parë ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, është "dënim i rëndë që nxit indinjatë te secili shqiptar" teksa ka shtuar se "UÇK është dhe do të mbetet gjithmonë krenaria jonë kombëtare"

Memli Krasniqi, Kryetar i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas dënimit të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim, duke thënë se një dënimi i tillë është “dënim i rëndë që nxit indinjatë te secili shqiptar”.

I pari i PDK-së shpreson se ky vendim do të korrigjohet në shkallën e dytë, për të dëshmuar seriozitetin dhe paanshmërinë e Gjykatës, teksa ka shtuar se “Drejtësisë i kemi besuar gjithmonë, dhe drejtësia, pashmangshëm, herëdokur, duhet dhe do ta gjejë rrugën e vet të vërtetë”.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, sot, fjalët e Salih Mustafës – Calit, para trupit gjykues se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë qenë e drejtë, e pashmangshme dhe të domosdoshme, janë fjalët e secilit që ka përjetuar pushtimin e egër të Serbisë dhe se janë realiteti i historisë së Kosovës, të cilën asnjë përpjekje nuk mund ta ndryshojë e ta rishkruajë.

Sipas tij, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është dhe “do të mbetet gjithmonë krenaria jonë kombëtare”.

Ndër të tjera, Krasniqi ka thënë se pjesë qendrore e kësaj historie krenare, të cilën nuk mund ta ndryshojë asnjëherë askush, “janë çlirimtarët që po mbahen në Gjykatën Speciale pa të drejtë”.

“Mbi një shekull pushtim, dhunë, agresion e mohim i çdo të drejte njerëzore, të përjetuara nga dhjetëra breza të popullit tonë, që kulmuan me gjenocidin e viteve 1998-1999, kanë qenë çmimi i lirisë që e kemi sot”.

Ndryshe, ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, është dënuar nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim për krime lufte në Kosovë.

Prokuroria kishte kërkuar dënim unik prej 35 vjetësh burgim, kurse mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij nga të gjitha akuzat.

Mustafa është i dënuari i parë i Gjykatës Speciale për krime lufte.

Salih Mustafa dënohet me 26 vjet burgim

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika