Enver Peci betohet para presidentes Osmani si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

Gjyqtari Enver Peci, të premten e 16 dhjetorit, ka bërë betimin para presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe në prezencë të kryetares së Kushtetueses, Gresa Cakaj, si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

Ilustrim

Gjyqtari Enver Peci, të premten e 16 dhjetorit, ka bërë betimin si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese para presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe në prezencë të kryetares së Kushtetueses, Gresa Cakaj.

Në njoftimin e Zyres së Presidencës, thuhet se Osmani ka uruar Pecin për angazhimin e mëtejmë në Kushtetuese, duke potencuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkaq, gjyqtari Peci u betua se do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do t’i respektojë rregullat e etikës profesionale.

Ndryshe, Enver Peci, më 14 dhjetor, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Gjykatës Supreme,pasi është propozuar për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Dorëheqja e tij është propozuar në takimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të mbajtur të mërkurën.

Jep dorëheqje kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika