Vajza e Salih Mustafës flet nga Haga, tregon mesazhin që ia la babai

Buna Mustafa, vajza e komandant, Saih Mustafa ka reaguar pasi ai u shpall fajtor për krime lufte dhe u dënua më 26 vjet burgim

Salih Mustafa

Buna Mustafa, vajza e ish-komandanti të UCK-së, Salih Mustafës, ka reaguar ndaj nga Haga ndaj dënimi që i shqiptoi Gjykata Speciale prej 26 vjetësh, babait të saj.

Salih Mustafa dënohet me 26 vjet burgim

Ajo nga Haga tha se ky vendim i Gjykatës është një sfidë për familjen e saj, e një përulje tjetër për kombin shqiptarë.

“Një sfidë më shumë për familjen tonë, një përulje tjetër për kombin shqiptarë. Unë sapo dola nga vizita me babin. Nuk kam pasur asnjëherë bisedë më të dashur, më të çlirë dhe më të ndjerë me të. Babi ishte më i fortë se kurrë e më kokëlartë se kurrë”, ka shkruar Buna Mustafa në Facebook.

Ajo gjithashtu tregoi një pjesë se çka ka biseduar me babain e saj, dhe mesazhin që ia la komandant “Cali”.

“’Patriotizmi në ditë të sotit tregohet përmes punës së juaj të ndershme, arritjeve të juaja. Serbët nuk i keni më aty. E ata që ju respektojnë, i respektoni dy herë më shumë.’ Kjo ishte një pjesë e bisedës sonë sot, ku përçohet edhe morali i lartë i babit”, ka shtuar ajo.

Ajo ka falënderuar të gjithë miqtë dhe popullin për këtë përkrahje, por e ka përfunduar me një pyetje.

“Faleminderit familjarëve, miqve të afërt dhe të gjithë popullit për këtë përkrahje! Por, edhe unë kam të njëjtën pyetje: ‘Në emër të cilit popull?’”

Mustafa, është dënuar nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim për krime lufte në Kosovë.

Prokuroria kishte kërkuar dënim unik prej 35 vjetësh burgim, kurse mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij nga të gjitha akuzat.

Mustafa është i dënuari i parë i Gjykatës Speciale për krime lufte.

“Ju shpall fajtor për torturë si krim lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, vrasje si krim lufte. Duke qenë se jeni shpallur fajtor për më shumë se një vepër, trupi gjykues ka përcaktuar dënim më 10 vjet burgim për krimin së ndalimit arbitrar, dënim me 22 vjet burgim për torturë, 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme. Trupi gjykues ju dënon me vendim të njësuar me 26 vjet burgim”, ka deklaruar kryetarja e trupit gjykues.

Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika