Sveçla: Fushata dezinformuese e Beogradit për të arsyetuar veprimet kriminale nuk ka të ndalur

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshëm Xhelal Sveçla, raportimet e disa mediave kryesisht atyre serbe i ka quajtur “Lajme të porositura”, që kanë vetëm një qëllim sipas Sveçlës, duke dezinformuar tentojnë që t’i arsyetojnë veprimet kriminale.

“Fushata dezinformuese e Beogradit për të arsyetuar veprimet kriminale nuk ka të ndalur”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Nuk ka lista të tilla. Ne nuk përpilojmë aso listash. Në Republikën tonë demokratike, prokuroria që ndjek krimin është degë tjetër e pushtetit prej policisë që zbaton ligjin e urdhrat dhe prej Ministrisë së Punëve të Brendshme që është degë e ekzekutivit”, ka shtuar ai.

Më tej, ka thënë se kjo po tentohet të përdoret nga Serbia e cila ka pretendime të hapura territoriale ndaj Kosovës, për të arsyetuar veprimet kriminale dhe për të frikësuar qytetarët serb të katër komunave në veri të Kosovës.

“Fushata dezinformuese se një ish-polic në Mitrovicën e Veriut është arrestuar dhe se janë penguar punonjësit e elektrodistribucionit, vërteton edhe njëherë nevojën që barrikadat duhet të hiqen menjëherë dhe se normaliteti duhet të kthehet sa më parë në këtë zonë”, ka theksuar ministri i Punëve të Brendshme.

Ai ka përfunduar se Policia e Kosovës ka për detyrë që të jetë vigjilente në ruajtjen e sigurisë publike dhe luftimin e krimit në çdo kohë gjithmonë në urdhrat e organeve të drejtësisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika