PDK: Martin Berishaj është sekser i Serbisë dhe i Albin Kurtit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka akuzuar ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, se ka marrë pjesë në aferë ndërkombëtare korruptive. Sipas tij, Berishaj ka bashkëpunuar me një kompani serbe të energjisë, prej të cilëve është paguar rreth 600 mijë euro

Logo e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës, e ka quajtur Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn, sekser të Kryeministrit Albin Kurti.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ambasadori Berisha, shërben si një sekser i Serbisë dhe i kryeministrit Albin Kurti.

“Ambasadori ynë shërben si nnje sekser, i Serbisë, i kryeministrit tonë, mes tij dhe mafias serbe energjetike e cila me çdo ngulm pengon themelimin e komisionit hetimor, për të hetuar zhvillimet energjetike në periudhën kur Kosova ka ndarë mbi 100 milionë euro”, ka deklaruar Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Sipas tij, Berishaj ka bashkëpunuar me një kompani serbe të energjisë, prej të cilëve është paguar rreth 600 mijë euro.

“Pas raportimeve të fundit nga mediat sllovene për involvimin e ambasadorit në Kroaci në një aferë korruptive ku janë pjesë edhe kompanitë serbe, nxjerrë në pah që ambasadori ynë i cili në qeverinë Kurti 1 ishte këshilltar, tashmë është këshilltar apo punëtor i një kompanie në serbi energjetike, e cila sipas raportimeve e ka paguar ambasadorin 600 mijë euro”, ka deklaruar ai.

Tutje ai ka thënë se kompania serbe me të cilën ka bashkëpunuar ambasadori Berishaj, ka blerë dhe ka shitur energji nga Kosova.

Për këtë arsye sipas Tahirit, Qeveria e Kosovës, po e pamundëson, themelimin e komisionit hetimor për energji, sepse frikësohet për gjetjet e tij.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika