Ushtruesi i detyrës së OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, në emisionin “Debat Plus” ka thënë se vendimi i marrë nga Gjykata Speciale për marrë verdiktin për Salih Mustafën për burgim me 26 vjet, është vendim i marrë bazuar në dëshmitë dhe dëshmitarët e fshehur nga populli i Kosovës.
Klinaku tha vendimi është marrë në emër të popullit por jo ne emër të popullit shqiptarë por atij serbë.
“Vendi i bazuar në dëshmitarë të fshehur nga populli dhe vendi i marrë në emër të popullit. Në emër të populli serbë ata mund të thirren,po jo në emër të popullit shqiptar, edhe pse kuvendi e ka krijuar një pseudo gjykatë e cila nuk merret fare me drejtësi e cila do të bëj dhe do të marrë vendime politike sepse po të ishte kjo gjykate sic ata trumbetojnë si e Kosovës, ne e dimë se si funksionojnë Gjykatat në Kosovë ne e dijm se si japin dëshmitë njerëzit dhe e dim se dëshmitarët nuk duhet të fshehën”, ka thënë Klinaku.
Ai ka thënë se kjo gjykatë është politike, me prokuror e gjykatës politikë e rrjedhimisht merr edhe vendime politike.
“Gjykatë politike, vendim politik, gjykatës e prokurorë politikë, vendim i marrë mbi dëshmi te pushtuesit serb…” ka shtuar Klinaku.