10 mijë euro të falsifikuara janë sekuestruar nga Policia e Kosovës, përgjatë kontrolleve që janë kryer të premten në gjashtë lokacione.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se krahas parave, janë sekuestruar edhe telefona, pistoletë, shufër metalike, elektroshok dhe boksa të hekurit.
“FALSIFIKIM I PARASË-Prizren 2021-2022. Njësitë policore kanë kryer urdhërkontroll në gjashtë lokacione të ndryshme, gjatë kontrollit janë sekuestruar: 9,930 (nëntë mi e nëntëqind e tridhjetë) €, 380 (treqind e tetëdhjetë) CHF, 272 (dyqind e shtatëdhjetë e dy) € para metalike 7 (shtatë) telefona, një pistoletë 90 (nëntëdhjetë) fishekë, një shufër metalike, një elektroshok dhe dy boksa të hekurit”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin, janë intervistuar shtatë të dyshuar, meshkuj kosovarë, ku me vendim të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit.