Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes vendimtare për vendin e tretë në mes të Kroacisë dhe Marokut.
Kroacia në fund të pjesës së parë arriti të rimarrë epërsinë ndaj marokenëve për rezultat 2:1.
Goli i dytë i Kroacisë u shënua nga Mislac Orsic në minutën e 42-të të ndeshjes.
Maroku pati disa raste të mira për të kaluar në avantazh gjatë pjesës së parë, por ishte Kroacia ajo që rifitoi avantazhin pas një kundërpresioni të shpejtë falë Orsic, i cili realizoi një goditje të shkëlqyer nga shtylla dhe në rrjetë nga këndi i portës.
Në fillim të pjesës së parë pa kaluar akoma 10 minuta, Kroacia fitoi epërsinë, kur një goditje e zgjuar nga Ivan Perisic u prit me një goditje mahnitëse me kokë nga Josko Gvardiol.
Pra, Kroacia shënoi në minutën e 7-të të ndeshjes, që për kroatët shënoi Gvardiol, ndërsa, dy minuta më vonë për Maroku goditi portën kroate nga Achraf Dari.
Duke shënuar kundër Marokut, Gvardiol 20-vjeçar, u bë kroati më i ri që ka shënuar ndonjëherë në një ndeshje të Kupës së Botës FIFA.
Të dyja Kombëtaret e nisën lojën me energji pozitive dhe po vazhdojnë dhurimin e spektaklit, duke e bërë këtë një luftë të fortë për vendin e tretë në Kampionatin Botëror.
Takimi po zhvillohet në stadiumin “Khalifa International”.
Ndërkaq, në gjysmëfinale, Kroacia u eliminua nga Argjentina, ndërsa Maroku nga Franca.