Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka kërkuar nëpërmjet një statusi në Facebook, që Forcat e Sigurisë së Kosovës të dërgohen në Veri të Kosovës.
“Meqë serbët prorusë dhe të armatosur nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska po vijnë të dielen në mesditë në Jarinje, pikërisht kjo është një situatë kur atje do të duhej të ishte FSK-ja”, ka shkruar në Facebook Rexhaj.
Ky është një njoftim në të cilin ftohen nacionalistët serbë të vijnë të dielën në Jarinje.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka theksuar se Policia e Kosovës ka kapacitet për t’i larguar barrikadat e vendosur nga grupet kriminale në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.
“Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt. Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë, janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat”.
“Veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejt në normalitet”, kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, duke treguar se gjatë kësaj mbrëmje ka darkuar me policët në Bërnjak.
SVEÇLA:INSTITUCIONET E KOSOVËS I KANË TË GJITHA KAPACITETET PËR T’I LARGUAR BARRIKADAT
E kësaj deklarate dhe vizitës së Sveçlës në Bërnjak i është përgjigjur Lisa Serbe, duke e parë si “një tjetër provokim nga Albin Kurti dhe vartësit e tij me qëllim përshkallëzimin e situatës në terren”.
Ata deklaruan se serbët janë të përkushtuar por kinse deklarata e ministrit Sveçla tregon “gatishmërinë për përdorim të dhunës”.
“Theksojmë se populli serb është i përkushtuar për paqen në këto zona dhe deklaratat e Sveçlës është e gatshme të vazhdojë të përdorë dhunën dhe të heq barrikadat me dhunë janë në favor të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës”.
Ata kërcënuan se nëse Policia e Kosovës tenton ti heq barrikadat do të marrin përgjigje nga serbët.
“Ne do të bëjmë gjithçka që ta ruajmë paqen dhe popullin tonë nga sulmi nga Prishtina, por nëse njësitë e Kurtit tentojnë të përdorin dhunën për të hequr barrikadat, do të marrin përgjigjen e popullit serb që e meritojnë”, thuhet nga Lista Serbe, shkruan KoSSev.
SITUATË E QETË NË VERI, VAZHDON PATRULLIMI I POLICISË, KFOR-IT DHE EULEX-IT.