Gërvalla: Nuk presim progres me Serbinë

Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se priste që gjuha e përdorur dhe mesazhet nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakovic, në OKB, të ishin më konstruktive, por që një gjuhë e tillë nuk ka ndryshuar që nga vitet e '90-ta

Në një linjë direkte me RTV Dukagjini, e para e diplomacisë, Donika Gërvalla, ka thënë se tendenca e Serbisë për të heroizuar krimet që kjo e fundit ka bërë gjatë luftës në Kosovë, është një element si pasojë e së cilit, do pengohet progresi me Serbinë.

“Serbia edhe 23 vjet pas luftës nuk ka bërë as hapin fillestar nga e kaluara shumë e hidhur për rajonin tonë, dhe një tendencë e tillë për të heroizuar krimet e së kaluares është diçka që e shoqëron në vazhdimësi jo vetëm politikën e jashtme por, edhe politikën e Serbisë”, ka thënë Gërvlla gjersa ka shtuar se në këtë drejtim nuk pret progres me Serbinë.

Gërvalla ka thënë që shpresonte se ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakovic ,  të ishte më i kontrolluar në gjuhën e përdorur gjatë seancës dhe më konstruktivë në përcjelljen e mesazheve.

Ajo ka thënë se gjatë takimeve me ambasadorët e vendeve aleate, bota demokratike e ka vlerësuar Kosovën për seriozitetin që kjo e fundit ka treguar në raport me situatën Ukrainë-Rusi.

Donika Gërvalla ka folur edhe mbi çështjen e familjes së saj duke thënë, se çështja e familjes së saj nuk është individuale por e ka cilësuar si çështje e cila shqetëson qytetarët e Kosovës për faktin se ka mbetur akoma e pazgjidhur.

“Nuk është e para dhe as e fundit”, ka thënë ajo.

Përveç takimeve në OKB, Gërvalla pritet të takohet edhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme dhe njëkohësisht me mërgatën shqiptare.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika