Osmani organizon pritje për ndërkombëtarët: Kosova është më e fortë me miqtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka organizuar pritjen e fundvitit për partnerët ndërkombëtarë të shtetit

Pamje nga organizimi i presidentes Osmani, për ndërkombëtarët për fundvit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë javë, ka organizuar një pritje për fundvit për korin diplomatik të vendit.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, presidentja Osmani ka ndarë momente nga kjo pritjeje, duke thënë se Kosova është më e fortë me miqtë krah saj.

“Këtë javë, në pritjen e fundvitit me korin diplomatik, kujtova ndikimin pozitiv që partneriteti ynë me aleatët kanë pasur mbi Kosovën dhe për qytetarët tanë dhe falënderova komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se, së fundmi, presidentja Osmani ka mbajtur fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës, fjalim të cilin e kanë bojkotuar dy nga partitë opozitare të vendit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Deputetët e PDK-së nuk kanë marrë pjesë, pasi ata kanë vlerësuar se Osmani nuk është shembulli më i mirë i një presidenteje.

Ndërsa, AAK-ja kishte dhënë arsyen e mosprezencës në fjalim, duke thënë se presidentja ka dështuar t’i përmbushë obligimet e saj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika