KFOR-i deklarohet rreth aksidentit në Leposaviq

KFOR-i e ka mohur se ka ndodhur një sulm ndaj një veture të tyre natë më parë. Ata kanë thënë se është keqkuptim, i cili lidhet me një aksident trafiku të një veture të KFOR-it në Leposaviq

KFOR-i (Ilustrim)

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, në një përgjigje për Dukagjinin, është deklaruar rreth aksidentit që ka ndodhur disa net më parë në Leposaviq.

Ndërkaq, në media është raportuar se një veturë e KFOR-it është sulmuar nga perona të panjohur.

E në përgjigjen për Dukagjinin, këtë nga KFOR e kanë mohuar, duke thënë se është ndoshta një keqkuptim që lidhet me një aksident trafiku të një veture të KFOR-it në të njëjtën zonë.

“Lidhur me pyetjen tuaj, nuk raportohet se asnjë veturë e KFOR-it, nuk ka qenë cak i një sulmi nga persona të panjohur në Leposaviq. Ky është ndoshta një keqkuptim që lidhet me një aksident trafiku të një veture të KFOR-it në të njëjtën zonë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika