Sipas ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvall-Schwarz, Serbia kur po dështon me politiken dhe propagandën e saj, kundër Kosovës në Bruksel apo dhe në forumet e tjera ndërkombëtare, ajo nuk zgjedh rrugë por, vetëm dëshiron që ta dobësojë pozicionin e Kosovës në tavolinë.
Ajo tregoi tutje se në rastin e Dick Marty-t, u pa shumë qartë se ”Serbia për të akuzuar shqiptaret është gatshme të bëjë gjithçka”.
Sipas të parës së diplomacisë kosovare, Kosova do të angazhohet fuqishëm me “partnerët që të gjejë një zgjidhje sa me të shpejte e cila është e nevojshme edhe për rajonin tonë”.
Për pozicionin e Kosovës, sipas Gërvallës, institucionet dhe udhëheqësit e vendit janë parimor dhe me argumente të cilat për bazë i kanë faktet.