Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, në një përgjigje për Dukagjinin, ka thënë se ka shtuar praninë në Jarinjë për arsye parandaluese.
Situata në veri, KFOR shton trupat në pikën kufitare në Jarinjë
Protestuesit thyen kordonin e parë të Policisë serbe, e cila po i kontrollonte teksa po protestonin afër kufirit me Kosovës, në pikën kufitare në Jarinjë.
Sipas KFOR-it, në mesin e protestueseve ka pasur mundësi të ketë grupe kriminale.
“Sot, pas një koordinimi aktiv me të gjitha palët, KFOR-i ka shtuar praninë e tij në Jarinjë për arsye parandaluese të sigurisë. Kjo për shkak të prezencës së mundshme të grupeve kriminale mes protestuesve”, thuhet në përgjigjen e tyre.
KFOR tha se është thelbësore për të gjithë personat që marrin pjesë në protestë që ta shmangin dhunën dhe t’i shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore, duke shmangur çdo veprim joproporcional, qëndrim agresiv dhe sjellje që mund të keqkuptohen dhe të perceptohen si provokim apo dhunë e panevojshme.