Pavarësisht se ka skaduar marrëveshja e përkohshme për targat dhe nuk pati marrëveshje të përhershme për këtë çështje në Bruksel, në pikat kufitare ndërmjet Kosovës e Serbisë, situata nuk ka ndryshuar.
Atje, është vazhduar me përdorimin e stikersave për të kaluar kufijtë. Qytetarët në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, i kanë thënë Dukagjinit se procedura vazhdon të jetë e njëjtë dhe nuk kanë pasur kërkesa shtesë nga policia kufitare.
Marrëveshja për targat mes Kosovës dhe Serbisë, më nuk është valide.
Por, pavarësisht kësaj qarkullimi mes dy shteteve në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë, ka vazhduar pa ndonjë problem.
Madje edhe procedura e vendosjes së stikerave ka vazhduar ngjashëm si më parë.
E ndryshim në këto procedura nuk hasën qyetarët, që nga Serbia hyn në territorin e Kosovës.”Ishte procedurë e njëjtë, sic po e shihni edhe ju jemi duke i vendosur stikersat dhe nuk ka asnjë ndryshim për momentin”, ka thënë Menderos Avdiu, qytetar.
“Për më hy në Kosovë ishte procedura e njejtë, ska pas ndonjë problem, na kanë kërkuar stikerat prapë dhe kartelën e vaksinimit”, ka thënë Novica Bojkoviq, qytetar.
Bekim Elezi, qytetar ka thënë se “edhe sot ishte e njejta procedurë, nuk kishte ndonjë ndryshim. por ne po e kemi një problem, sepse mbetjet nga stikerat po mbesin në targa dhe për këtë arsyeje po dënohemi nga Policia e dy shteteve, mirëpo problemi qëndron tek stikeri sepse nuk po mund t’i heqim”.
Ndonëse validiteti i marrëveshjes për targa ka skaduar një ditë më parë, në bisedimet në bruksel, Kosova dhe Serbia, nuk arritën marrëveshje.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi për këtë gjë e ka fajësuar palën serbe.
“Pala jonë që në takimin e parë e ka zgjedhur preferencën e vet, pala serbe deri sot ka refuzuar të caktojë preferencën e tyre. Pasi të kishim pasur këto preferenca, në qoftë se ato do të kishin qenë të njëjta do të ishte zgjidhja shumë e lehtë. Sikur preferencat do të ishin të ndryshme atëherë do të kishte qenë detyrë e jona e kryenegociatorëve që t’i përafrojmë qëndrimet në një opsion të vetëm. Kjo nuk ka ndodhur”, Bislimi.
Ndërsa, kryenegociatori i Serbisë, Petkovic ka thënë se marrëveshja do të vazhdon të jetë në fuqi.
“Ne thamë se është e rëndësishme të kemi një bisedë të drejtpërdrejtë dhe arsyeja tjetër kryesore që jemi në Bruksel është të zgjidhim problemet, të shohim se çfarë është ajo që mund të bëjmë për ta bërë jetën e njerëzve në Kosove e Metoh më të thjeshtë, sidomos duke marrë parasysh situatën e vështirë dhe situata”, Petar Petkoviq, Kryenegociator i Serbisë.
E për këtë temë, ka reguar edhe i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të cilin shqetësim është futja e veturave me targat KM nga Serbia.
“Ajo çfarë lë përshtypje në këtë drejtim targat e lëshuara për qytetet e Kosovës nga Qeveria e Serbisë tani po futen në një afat të pa përcaktuar. Pra, përderisa kishim një arsyetim që këto do të vlenin vetëm për gjashtë muaj, tani pa u thënë fare po futen në një afat të përjetshëm dhe pa agjendë të saktë”, Abdixhiku, Kryetar i LDK-së.
Mosarritja e marrëveshjes gjatë se enjtes, nuk kaloi pa u komentuar edhe nga Presidentja Vjosa Osmani, e që bllokuese në këtë proces, ajo thotë se është pala serbe.