Serbia nuk di të distancohet nga e kaluara

Ministrja Gërvalla deklaroi se akuza e Serbisë është një tendencë për të hedhur baltë tek të tjerët për krime lufte

Donika Gërvalla

Në një intervistë të drejtpërdrejtë në emisionin ‘Five‘ për RTV Dukagjini-n, ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka folur në çështjen e takimit me Serbinë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në seancën e mbajtur,ku po raportohej për sigurinë në Kosovë, ka pasur një reagim nga pala serbe rreth krimeve të luftës, në të cilën, kjo e fundit kishte quajtur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ’’kasapë të Ballkanit’’, duke tentuar që krimet e kryera nga regjimi serb i Millosheviqit t’ia mveshë UÇK-së.

Gërvalla kishte deklaruar se nuk ishte hera e parë që ballafaqohemi me kësi akuzash nga pala serbe, duke theksuar se Serbia ende nuk ka bërë hapin fillestar për distancimin nga e kaluara.

”Po unë shpatën s’mund ta nxjerr në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe të fillojë dyluftimin. Unë nuk habitem aspak nga reagimi i ministrit të jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviç, sepse nuk është hera e parë që ballafaqohemi në forume të ndryshme ndërkombëtare. Fatkeqësisht, Serbia edhe pas 23 viteve të luftës, ende nuk ka bërë as hapin fillestar për distancimin nga e kaluara e saj shumë e hidhur për rajonin tonë”, tha Gërvalla.

Ndër të tjerash, ajo shtoi se kjo ishte një lloj tendence për të hedhur baltën tek të tjerët, për krimet e së kaluarës nga Serbia, në luftën e shkaktuar në Kosovë.

‘’Ajo qe një tendencë e tillë për të heroizuar krimet e së kaluarës, dhe për të hedhur baltë tek të tjerët’’, deklaroi ajo.

Ndërsa, e para e diplomacisë kosovare tha se në këtë drejtim, në të ardhmen, nuk pret progres në Serbi.

”Kjo akuzë është diçka që shoqëron në vazhdimësi, jo vetëm politikën e jashtme, por edhe politikën brenda Serbisë dhe prandaj fatkeqësisht në këtë drejtim, as nuk presim në një të ardhme të afërt progres në Serbi”, deklaroi Gërvalla.

Gjithashtu, në seancën e mbajtur në OKB, ministrja Gërvalla njoftoi se fillimisht ka pasur rastin të takohet me palët e shteteve aleate, të cilat kanë qenë përkrahëse për Kosovën, dhe kanë shprehur gatishmërinë për ti ndihmuar Kosovës në forcimin e shtetësisë së saj dhe proceseve të brendshme.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika