Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, e ka uruar ekipin e Argjentinës dhe futbollistin argjentinas, Leo Messin për fitoren në Kupën e Botës, e cila e bëri këtë ekip Kampione të Botës.
Sekretari Blinken ka thënë se ishte një humbje e vështirë për Les Bleus, por sipas tij bota nuk mund të kishte kërkuar një ndeshje më të mirë, “më të luftuar në atë që ishte vërtet një lojë e bukur”.
“Urimet e mia për Argjentinën dhe për Lionel Messin për kurorëzimin e arritjes”, ka shkruar Blinken.
Tutje, sekretari Blinken ka potencuar se mezi pret të bëjë tifo për skuadrën vendase në vitin 2026.
“Një humbje e vështirë për Les Bleus, por bota nuk mund të kishte kërkuar për një ndeshje më të mirë, më të luftuar në atë që ishte vërtet një lojë e bukur. Urimet e mia për Argjentinën dhe për Lionel Messin për arritjen e kurorëzimit. Tashmë mezi pres të bëj tifo për skuadrën vendase në vitin 2026”, ka shkruar sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken në Twitter.
A tough loss for Les Bleus, but the world couldn't have asked for a better, harder-fought match in what was truly a beautiful game. My congratulations to Argentina and to Lionel Messi for the crowning achievement. I'm already looking forward to cheering on the home team in 2026.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) December 18, 2022