Bislimi: Ka pasur plan ruso-serb që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar në lidhje me protestën e djeshme të serbëve në kufi me Kosovën, duke thënë se ata kishin plan që pika kufitare e Jarinjës të digjej

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës. Në të djathtë protesta e serbëve në Jarinjë

Protesta e serbëve në Jarinjë, sipas zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka qenë plan “ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës”.

Në një reagim, Bislimi tha se “intensiteti i sulmeve hibride të Serbisë dhe Rusisë ndaj Republikës së Kosovës është rritur ndjeshëm”.

Megjithatë, sipas tij, ky plan i Serbisë dhe Rusisë u parandalua nga institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me aleatët perëndimorë, duke e veçuar ShBA-në.

“Ky plan u parandalua nga institucionet e Republikës së Kosovës (veçmas mekanizmat e sigurisë), në bashkëpunim me partnerët perëndimorë (veçmas amerikanët). Pavarësisht se policia e Serbisë, dje u shfaq duke i ndaluar huliganët që mos ta djegin Jarinjën, ky quhet vetëm një akt tërheqjeje nga ana serbe, duke e parë se një gjë e tillë do t’iu dështonte”, ka deklaruar Bislimi.

Tutje, ai ka theksuar orientimin properëndimor të Kosovës, teksa po ashtu e ka vënë theksin edhe tek aleanca e Serbisë me Rusinë dhe Kinën.

“Ata përfaqësojnë agresionin, ne përfaqësojmë lirinë!”, ka shkruar Bislimi.

Grupi i serbëve që protestuan, me plan për të sulmuar pikën kufitare në Jarinjë

Një ditë më parë, RTV Dukagjini, kishte raportuar se grupi i serbëve që protestuan, kishin plan ta sulmonin pikën kufitare në Jarinjë.

Një gjë të tillë e kanë pohuar për Radio Televizionin Dukagjini, burime brenda organeve të sigurisë.

Ndërkaq, në dijeni për një plan të tillë kishte edhe misioni i KFOR-it në Kosovë. Kjo është edhe arsyeja se pse ky mision i ka dyfishuar forcat në pikën kufitare në Jarinjë dhe kanë vendosur tela gjemborë.

Planin për ta sulmuar pikën kufitare është bërë nga një grup ekstremist serb, të cilin e prin Damjan Knezevic, një serb që ka lidhje të afërta me grupin “Ëagner”, një grup ushtarak rus në pronësi të Yevgeny Prigozhin, njeri i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika