Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka nisur një vizitë në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në kuadër të kësaj vizite, Dendias ka zhvilluar një bisedë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Dendias ka thënë se gjatë kësaj bisede kanë diskutuar për përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.
“Në funksion të vizitave të mia në Ballkanin Perëndimor këtë javë, pata një bisedë telefonike më parë me emisarin Miroslav Lajçak mbi dialogun Beograd-Prishtinë dhe përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Dendias në Twitter.
In view of my visits in #WesternBalkans this week, I had a phone conversation earlier with #EUSR @MiroslavLajcak on the Belgrade-Pristina Dialogue & efforts undertaken to lower tensions in northern Kosovo. pic.twitter.com/J6zBxyUqaT
— Nikos Dendias (@NikosDendias) December 19, 2022
Lidhur me këtë, Lajçak e ka falënderuar Dendias për thirrjen.
“Faleminderit Nikos Dendias për thirrjen sot. Përshëndes vizitën e rëndësishme në këtë kohë”, ka shkruar Lajçak.
Thanks @NikosDendias for the call today. Welcomed the important and timely visit. https://t.co/KfsvYUNlU7
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 19, 2022
Ndryshe, protesta e serbëve në Jarinjë, sipas zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka qenë plan “ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës”.
Në një reagim, Bislimi tha se “intensiteti i sulmeve hibride të Serbisë dhe Rusisë ndaj Republikës së Kosovës është rritur ndjeshëm”.
Megjithatë, sipas tij, ky plan i Serbisë dhe Rusisë u parandalua nga institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me aleatët perëndimorë, duke e veçuar ShBA-në.