Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në takimin përmbyllës për këtë vit me Këshillin e Përgjithshëm të AAK-së, ka adresuar disa kritika ndaj Qeverisë së Kosovës.
Haradinaj tha se Qeveria ka dështuar të tregojë rezultate të kënaqshme.
Sipas tij ka dështuar në tema që janë madhore dhe jetike për Kosovë.
“Fatkeqësisht, Qeveria jonë ka dështuar të tregojë rezultate të kënaqshme. Ka dështuar në tema madhore që janë jetike për vendin. Ka refuzuar termocentralin Kosova C, ka refuzuar projektin e Gazsjellësit Amerikan, nuk ka implementuar Ligjin e Pagave e ka bllokuar investimet publike”, ka shkruar Haradinaj.
Ndërkaq, në aspektin e sigurisë Haradinaj ka thne se Qevria i ka neglizhar këshilalt e aletaëv të Kosvës në vencati, Sstet e Bashkuara të Ameriëks.
“Në aspektin e sigurisë ka neglizhuar këshillat e aleatëve tanë, ShBA-ve në veçanti, duke i bërë dëm të madh vendit. Por, Aleanca do e ndihmojë Kosovën të dalë nga kjo situatë. E them me plot bindje se Aleanca është nevojë urgjente për Kosovën, për zhvillimin e saj ekonomik, për stabilitet energjetik, për ruajtjen dhe forcimin e partneritetit me aleatët tanë, si dhe për zhvillimin e Komunave të Kosovës”, ka shtuar Haradinaj.