Takimi “sekret” në Zvicër, flet ministri Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka komentuar takimet “sekrete’ në Zvirës ku një medium para disa ditësh i bëri publike.

Sipas tyre Zvicra po ndërmjetëson në mënyrë diskrete mes Serbisë dhe Kosovës dhe po përpiqet të parandalojë që “konflikti” të përshkallëzohet më tej.

“Që nga viti 2015, Zvicra e mbështet Bashkimin Evropian, i cili po udhëheq dialogun e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me instrumentet e veta plotësuese: “Departamenti për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut organizoi takime të rregullta në të cilat përfaqësues të partive më me ndikim nga të dyja vendet mori pjesë”, thuhet në hulumtimin e “NZZ am Sonntag”.

Çeku tha se edhe ky kishte mundësin të merrte pjesë në njërën nga takimet “sekrete”, pasi njëri nga pjesëmarrësit e VV-së nuk mund të merrte pjesë.

Por që nuk shkoi pasi kishte një udhëtim tjetër.

Ai tha se ky takim nuk diçka e jashtëzakonshme, pasi këto takime mbahen mbahen që nga viti 2015.

“Kam informata për takimin ne Zvicër për shkak se njëri nga përfaqësuesit e VV- nuk ka mund të marrë pjesë, dhe më kanë inkuraju që unë të marrë pjesë, por unë kisha një udhëtim tjetër. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, janë takime të rregullta që ndërmjetësohen nga një institut, nga një “Think Tank” amerikan këto takime mbahen rregullisht që nga viti 2015”, ka thënë Çeku.

Ai tha se transkriptimi i atij takimi është publik, por që diskutimet që zhvillohen brenda nuk mund të citohen jashtë, dhe të bëhet e ditur se kush çka ka thënë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika