Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias të martën e 20 dhjetorit do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ministri Dendias do të pritet në takim nga homologia e tij nga Kosova, Donika Gërvalla.
Pas përfundimit të takimit, ata priten të kenë edhe adresim për media.
“Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla Schwarz, mirëpret nesër në Kosovë ministrin e Jashtëm të Greqisë, z.Nikos Dendias. Të dy ministrat, pas takimit bilateral do të kenë adresim për media”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Ndryshe, të hënën, Dendias, ka nisur një vizitë në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në kuadër të kësaj vizite, Dendias ka zhvilluar një bisedë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Dendias ka thënë se gjatë kësaj bisede kanë diskutuar për përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.