Ukraina do të forcojë mbrojtjen kufitare me Bjellorusinë

Presidenti rus, Vlademir Putin dhe homologu i tij bjellorus, Alexander Lukashenko

Një zyrtar qeveritar ka thënë se Ukraina është duke forcuar mbrojtjen e kufirit të saj me Bjellorusinë nga frika se Rusia mund të jetë duke përgatitur një sulm të ri.

Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Yevhen Yenin ka thënë për BBC se Ukraina do të forcojë kufirin me Bjellorusi me forca të armatosura dhe municione. Ky lajm ka ardhur ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin ka udhëtuar për në Minsk për të takuar presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko.

Presidenti rus më vonë ka urdhëruar forcimin e kufijve të Rusisë dhe të kontrollit social brenda Rusisë. Ai shtoi se shërbimet e sigurisë duhet të pengojnë shpejt çdo përpjekje për të shkelur kufijtë e Rusisë, për të luftuar rreziqet që vijnë nga jashtë dhe për të identifikuar tradhtarët dhe sabotatorët.

Putin ka theksuar se shërbimet speciale duhet të garantojnë sigurinë e njerëzve që jetojnë në pjesët e Ukrainës që Rusia i pretendon si të sajat. Në disa prej këtyre zonave, veçanërisht në Kherson, Rusia kohët e fundit ka pësuar ndryshime të rëndësishme ushtarake, raporton CNN.

Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se trupat e saj të vendosura në Bjellorusi do të kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake me Bjellorusinë. Duke reaguar ndaj kësaj dhe vizitës, zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Yenin ka konfirmuar se “Ne po ndërtojmë linjat tona të mbrojtjes në të gjithë kufirin me Rusinë dhe me Bjellorusinë”.

Ndërsa Bjellorusia nuk është përfshirë drejtpërdrejt në luftë, ajo ka lejuar trupat ruse të përdorin territorin e saj për të nisur pushtimin në shkurt.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika