Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Pejë, dyshohet se një person i gjinisë mashkullore ka tentuar ta dhunojë një person tjetër të gjinisë femërore.
Sipas raportimit të viktimës, i dyshuari ka tentuar me forcë ta kryejë aktin e dhunimit.
Ai pastaj është intervistuar dhe i ka mohuar të gjitha pretendimet e viktimës. Ndërkaq, rasti sipas policisë është duke u hetuar nga njësitë relevante.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke e vënë në lajthim dhe duke përdorur forcë ka kryer veprën e lartcekur të tentim dhunimit. I dyshuari është intervistuar dhe ka mohuar pretendimet e viktimës. Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, ka thënë ai.