Reshjet e shiut që u paraqiten mbrëmë, do të vazhdojnë paraditen e 23 prillit, gjersa ditën mund të ketë më shumë intervale me diell, por vende- vende nuk përjashtohen mundësitë për reshje të shiut.
Nga dita e fundit e javës mund të jetë më ngrohtë, pavarësisht se mund të ketë vranësira kalimtare.
Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet kryesisht në vlera të pranueshme, vetëm orëve të mbrëmjes kur mund të ketë më shumë qetësi, vlerat kalojnë edhe në të dobëta, shkaku i koncentrimeve të rritura të ndotësve ajrorë pranë sipërfaqes.
Të shtunën e 23 prillit – Vranësira dhe intervale me diell. Herët në mëngjes e pasdite priten mundësi për reshje lokale shiu.
Ndërsa të dielën e 24 prillit, do të jetë më ngrohtë, me diell dhe vranësira kalimtare.
Minimalet luhaten nga 5C deri 9C, e maksimalet shkojnë deri në 23C të dielën, e më pas zbresin në 20C e 21C.
Era fryn kryesisht jugu e jugperëndimi, e lehtë dhe mesatare 4-9m/s, e ditën e hënë edhe e fuqishme me hover deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, herë-herë edhe duke pësuar rënie të lehtë.