Kryeministri i Ukrainës: Mariupol është “katastrofa më e madhe humanitare” e shekullit

Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal situatën në Mariupol e quajti si "katastrofën më të madhe humanitare" që nga pushtimi i Rusisë, duke shtuar se kjo është ndoshta katastrofa më e keqe e shekullit

Duke folur në një konferencë shtypi të premten në Uashington, Shmyhal tha se mijëra njerëz kishin vdekur në Mariupol, duke shtuar se “Ne do të shohim mizoritë e tmerrshme kur do të çlirohet nga rusët”.

Ai tha se trupat ruse po “shkatërrojnë absolutisht gjithçka”, duke përfshirë strehimoret ku po qëndrojnë civilët.

Sipas zyrtarëve ukrainas, rreth 100 mijë njerëz mbeten të bllokuar në Mariupol që kur u rrethua nga forcat ruse më 1 mars. Ata pretendojnë se më shumë se 20 mijë njerëz në qytet kanë vdekur gjatë sulmeve që nga 1 marsi.

Mariupol, Fabrika Azovstal

Mirëpo, rreth numrit të vdekjeve ende nuk ka të dhëna zyrtare, meqë qyteti mbetet i rrethuar dhe nën sulme të ashpra.

Shmyhal, gjithashtu, tha se civilët, duke përfshirë gra dhe fëmijë, fshihen në fabrikën e çelikut Azovstal, bastioni i fundit i mbrojtësve ukrainas brenda qytetit.

Sipas tij, ushtria ruse është ende duke rrethuar zonën dhe Ukraina po flet me partnerët për të negociuar një korridor evakuimi.

Kryeministri ukrainas bëri thirrje, gjithashtu, ambasadorëve nga të gjitha vendet, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të kthehen në ambasadat e tyre në Kiev.

Zbulohet një varrezë masive në Ukrainë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika