Ankesat e Komunave ndaj Qeverisë, Ibrahimi: Kemi hasur në vesh të shurdhër

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka theksuuar se çdo komunë duhet ti ketë të shpenzuara minimum 75 për qind të investimeve kapitale dhe në të kundërtën, do të jetë një dëm i madh. Ai thotë se kërkesat e dërguara në nivelin qendror nuk hasën në zë

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka rënditur një mori ankesash ndaj nivelit qendror dhe Qeverisë së Kosovës duke thënë se të njëjtat, kishin hasur në vesh të shurdhër.

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Ibrahimi ka thënë se mungesa e një bordi i organit shqyrtues të prokurimit publik ishte një ndër problemet që jo vetëm se humbi kohën, por edhe ndaloi implementimin e shumë projekteve.

“Bazuar në nevojat  e qytetarve, kjo përqindje nuk është shumë  e lartë sepse jemi mësuar që në nivelin lokal, në shumicën absolute të komunave të shpenzohen mbi 75, 80 për qind të mjeteve për investime kapitale mirëpo këtu  e ka problemin niveli qendror sepse niveli qëndror  nuk i ka krijuar kushtet që komunat  ti shpenzojnë mjetete  financiare. Nën 1, që nga mars-prilli i vitit 2021, neve si Asociacion i Komunave të Kosovës kemi bërë apel dhe kemi dërguar kërkesë në nivelin qendror që në atë kohë, bordi i organit shqyrtues të prokurimit publik nuk ka qenë funksional dhe kemi kërkuar të funksionalizohet sepse ajo është gjykatë e tenderave. Tash nëse operatorët ekonomik privat janë ankuar që nga ajo kohë, nuk ka pas kush ti shqyrtojë ato dhe procesi ka mbetur peng… ky problem ka vazhduar deri në mesin e vitit 2022 dhe tash, mund të them me plotë gojë se edhe edhe pse bordi është funksional me antarë të bordit, mirëpo çka ka pasur ankesa sa që nuk kanë mundur  të shqyrtohen dhe të kompenzojnë kohën në të cilën bordi nuk ka qenë funksional… Fajet i ka niveli qendror”, ka thënë Ibrahimi.

Krahas kësaj, ai thotë se deri në fund të nëntorit, kanë qenë 50 përqind të mjeteve të parapara për investime kapitale të shpenzuara gjersa thekson se në muajin dhjetor po synohet që e njëjta, të ngritet mbi 60 përqind.

Kërkesat nga asociacioni nuk i ishin kursyer as Ministrit të Financave, Hekuran Murati por sipas Sazanit, ky i fundit duhet të mos përpiqet të bëjë administrimin e kryetarëve të komunave.

“Një ministër i cili nuk bashkëpunon me komunat dhe nuk u kthen përgjigje komunave, po flas në bazë të kontakteve që i kemi me komunat… ministri Krasniqi është një ministër i cili i administron letrat e komunave mirëpo sillet si të administrojë kryetarët dhe komunat si institucione. Ministri Krasniqi duhet të administrojë letrat, me i shiku një vendim i kuvendit komunal a harmonizon me ligjin e jo të administrojë kryetarët sepse ata  janë të zgjedhur nga qytetarët dhe nuk mund të administrohen”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ndonëse kishin bërë kërkesë për rishqyrtimin e buxheteve komunale, një gjë e tillë nuk ishte mundësuar dhe jo vetëm. Nga e njëjta nuk kishin pranuar as arsyetim.

“Kemi bërë kërkesë në nivelin qendror që Ministria e Financave të ua bëjë të mundshme komunave rishqyrtmin e buxheteve komunale se nëse një  projekt për shkak të një problemi nuk ka mundur të zbatohet, ato mjete kanë mundur të ritestimohen për një projekt tjetër…kjo nuk është bërë e mundur”, ka thënë ai gjersa ka theksuar se “Nuk japin arsye ata… për këtë ne jemi ankuar se nuk kanjë bashkëpunim të sinqertë në koordinim të mirëfillt me nivelin qendror në tejkalimin e problemeve”.

Një tjetër kërkesë nga Asociacioni ishte bërë edhe për riandamentimin e ligjit për prokurorimin publik i cili sipas Ibrahimit, është në proces qe disa vite.

“Me Odën Ekonomike të Kosovës e kemi hartuar një shkresë ku kemi kërkuar nga niveli qendror që për shkak të normës së inflacionit, për shkak se operatorët ekonomikë apo bizneset nuk po mund t’i zbatojnë këto që t’ndërmarrin hapat sepse në rajon kishte qeveri që kishin filluar të subvencionojnë komunat apo operatorët ekonomikë me përqindje të inflacionit…mirëpo kemi hasur në vesh të shurdhër. Su bë dy muaj, qeveria nisi me inciativën e hartimit të ligjit për punë publike ku ky 20 për qindshi është munduar të mbulohet jo me para të reja por me para të komunave që i kanë poseduar por ti ridestinojnë ato dhe të shtojnë 20 përqindshin…Komunat  do të pësojnë shumë”, ka thënë ai.

Ibrahimi ka theksuar se çdo komunë duhet ti ketë të shpenzuara minimum 75 për qind të  investimeve kapitale dhe do të jetë dëm i madh dhe e gjitha kjo, thekson ai, është për shkak të moskomunikimit dhe mosbashkëpunimit të mirëfillt. Ibrahimi thekson se ka të atilla komuna që nuk kanë arritur të shpenzojnë as 20 për qind të këtij buxheti.

 

 

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika