Të ngritur në piedestal nga Vuçiq por Gjuriq e Filipoviq janë bashkëpunëtorët më të ngushtë me kokat e krimit në Veri të vendit

Sipas burimeve të RTV DUKAGJINI, veprimtaria e Gjuriq dhe Filipoviq del të jetë më e ngushtë me grupet kriminale në Veri të vendit sesa me vet Policinë e Kosovës në të cilën, ata përkisnin dhe mbanin pozita

Ish-komandanti i stacionit policor të Mitrovicës së Veriut dhe ish-shefi i operativës në atë stacion, Nenad Gjuriq e Aleksandar Filipoviq, pas refuzimit të zbatimit të vendimeve të Qeverisë janë dekoruar sot nga Presidenti Aleksandar Vuçiq me medalje të arta.

Mirëpo, sipas burimeve të RTV DUKAGJINI veprimtaria e Gjuriq dhe Filipoviq del të jetë më e ngushtë me grupet kriminale në Veri të vendit sesa me Policinë e Kosovës që ata i përkisnin dhe mbanin pozita. Në fakt, jo rrallë herë, ata kanë shfrytëzuar autoritetin e tyre për të ushtruar presion e kërcënim mbi zyrtarët policor për të mos ndaluar cisterna që po bartnin naftë të kontrabanduar. Kjo mundësi “e shpëtimit nga ligji” i është dhënë kompanisë së personit të sanksionuar nga ShBA-të dhe pjesëtarit aktiv të grupeve ekstremiste në veri, Zvonko Veselinovic.

Mundësi të tjera për kontrabandë, pasi ishin urdhëruar edhe nga Vucic, Gjuriq e Filipovic i kishin mundësuar edhe personit tjetër të sanksionuar nga ShBA-të dhe kryesuesit aktiv të grupeve ekstremiste, Milan Radojçiq. Nga ky i fundit, mësohet se Gjuriq ka fituar dhuratë një vilë si shenjë mirënjohje për mundësimin e kontrabandës.

DUKAGJINI mëson se ish-shefi i operativës Filipoviq ka lidhje të ngushta me Aleksandar Jevremoviq, organizator i aktiviteteve ilegale dhe kriminale në veri të vendit, ndër të tjera, kamionët e kompanisë së tij kanë bllokuar rrugët në mbrëmjen e 31 korrikut, si dhe së fundmi, Filipoviq bashkë me të mendohet se ka organizuar edhe “dorëheqjet” e zyrtarëve policor.

Ish-komandanti i stacionit policor, Nenad Gjuriq i cili ka pranuar sot “Urdhrin e Meritës për Mbrojtje dhe Siguri të Klasit të Parë” nga Vuçiq me të cilin periodikisht ka komunikuar duke raportuar e pranuar detyra, është figurë e njohur për shqiptarët e Veriut pasi ka qenë pjesë e grupit ekstremist “Rojat e Urës” që ka torturuar e masakruar shqiptarë gjatë vitit 2000.

Nuk është e pazakontë por Gjuriq e Filipoviq kanë qenë pjesë aktive e MUP-it serb dhe kanë furnizuar ata me informacione rreth zhvillimeve të ndryshme por për më keq, mendohet se Gjuriq bashkëpunon në vazhdimësi me Inteligjencën Serbe BIA.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika