Të martën në qytetin e Buenos Aires u festua për fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës në Katar 2022.
Rrugët e qytetit u pushtuan nga miliona njerëz, që siç raportojnë mediat ndërkombëtare afro 4 milionë njerëz kanë dalur për të festuar këtë fitore të madhe dhe për të pritur lojtarët argjentinas të cilët po ktheheshin nga Katari. Lojtarët është dashur të lëvizin me helikopterë, pasi autobusi me të cilin ata po parakalonin, është bllokuar nga turma e njerëzve.
Në mesin e personave që po festonin, 31 prej tyre u lëndur dhe u është dhënë ndihma mjekësore, ndërsa 16 prej tyre kanë përfunduar të shtruar në spital. Shifra të tilla u bën të ditura nga media argjentinase “Argentina.detailzero”.
Tutje, thuhet se të lënduarit janë dërguar në spitale të ndryshme, por që rastet nuk janë serioze.
Kësisoj, pas lëndimeve dhe bllokimit të lojtarëve atëherë parada e festimit është ndalur.
Ndryshe, Argjentina të dielë ka fituar titullin e botës dhe Lionel Messi ka fituar Kupën e Botës duke u shpallur lojtari më i mirë.