Bota nën fishekzjarre, Ukraina nën bombardime

Mëngjesin e 24 shkurtit, Rusia kishte tundur themelet e Ukrainës duke nisur sulmin ushtarak ndaj këtij vendi, sulm ky të cilit nuk po i shihet fundi. Gjithçka rreth luftës në Ukrainë përfshirë këtu kundër përgjigjet, ndihmat dhe sanksionet ndërkombëtare mund t'i lexoni në këtë artikull të përgatitur nga Portali Dukagjini

Fotoilustruese

Mëngjesin e 24 shkurtit të vitit 2022, Rusia kishte tundur themelet e rendit ndërkombëtar duke nisur sulmin e madh ushtarak ndaj Ukrainës, më saktësisht nga Donbas.

Vladimir Putin, kishte dalur me një fjalim para sulmit, duke deklaruar se ka nisur një operacion special për çmilitarizimin e Ukrainës. Gjersa, kishte paralajmëruar se përgjigja e Moskës do të jetë e menjëhershme, nëse dikush tenton të përballet me Rusinë.

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë ishin përshkallëzuar pasi forcat ruse filluan pushtimin e Ukrainës nga të tri anët, ndërsa shpërthimet filluan në qytete të shumta, përfshirë edhe kryeqytetin Kiev.

Kolonë e forcave ushtarake ruse gjatë hyrjes në territorin e Ukrainës

Pas Kievit, edhe qytetin e dytë më të madh Kharkiv, për të vazhduar në Odesa dhe Zaporizhzhia.

Kësisoj në javën e parë që Rusia filloi sulmin ndaj Ukrainës, arriti të marrë nën kontroll termocentrale dhe centralet bërthamore në Ukrainën veriore gjithashtu edhe Aeroportin Antonov.

Një pjesëtarë i forcave ushtarake ruse në hapësirat e Centralit bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës pas marrjes nën kontroll të centralit

Pushtimin rusët e nisën nga toka, ajri por, edhe deti, duke realizuar kështu sulmin më të madh nga një shtet kundër një shteti tjetër në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Nisja e kësaj lufte, nuk është se nuk ngjalli reagime menjëherë, ishte Perëndimi që reagojë dhe vendosi sanksione të ashpra.

Presidenti amerikan, Joe Biden, kishte thënë se forcat amerikane nuk do të ndërhyjnë në Ukrainë, por do të pozicionohen në vendet e Lindjes dhe do të mbrojnë çdo pëllëmbë të vendet aleate të NATO-së.

Një flamur ukrainas përballë disa ndërtesave të shkatërruara nga agresioni rus në Ukrainë

Ndër të tjera, në nisje të luftës, Biden kishte thënë se Putin e ka zgjedhur vet këtë luftë dhe duhet të mbajë pasojat. Teksa, kishte shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe vendet e G7 kanë vendosur të ngrijë çdo aset rus duke thënë se do të nxjerrin atë nga ekonomia botërore.

Kësisoj, pra Biden e kishte dënuar operacionet okupuese ruse duke e cilësuar atë si të pajustifikuar.

Nisja e sulmeve

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar mëngjesin e 24 shkurtit 2022, në orën 5:55 operacionin ushtarak në Ukrainë, që disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.

Kjo datë u cilësua si një “hakmarrje” ndaj SHBA-ve dhe vendeve të tjera perëndimore që kishin ndërmarr një sulm ndaj Serbisë më 1999 nga ku Kosova pas disa vitesh fitoi pavarësinë (2008).

Po atë ditë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kishte shpallur gjendjen e luftës në vend.

Menjëherë pas fillimit të sulmit, SHBA, BE dhe NATO e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.

Ndërkaq, vendet e Evropës Qendror kanë filluar përgatitjet për të pritur njerëzit që iknin nga Ukraina, pasi dhjetëra makina ishin në radhë në kufirin në Moldavinë. Po atë ditë, që nisi pushtimi rus në Ukrainë, u rritën edhe çmimet e naftës mbi 100 dollarë, rritje kjo që erdhi pas shtatë vitesh.

Refugjatët ukrainas mbërrijnë në pikën kufitare Medyka në Poloni më 14 mars. Fotografia: Nicolas Economou/NurPhoto/Rex/Shutterstock

Lidhur me këto sulme që Putin kishte nisur në shkurt ndaj Ukrainës, kishte reaguar edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili kishte kërkuar që Putini të ndërpresë operacionet ushtarake.

Nisja e sulmeve padyshim që cak kishte personat që jetonin në Ukrainë, madje sulmet e para ushtarake kishin lënë të vdekur mbi 50 persona dhe afro 170 persona të plagosur vetëm në ditët e para të pushtimit rus ndaj Ukrainës.

Rusia po e pushtonte Ukrainën, por, rusët po protestonin kundër protestave në Moskë dhe në Petersburg, që një pjesë e madhe e popullit rus kishin dalë në protesta kundër këtyre bombardimeve.

Një shpërthim në një ndërtesë apartamentesh që ra nën zjarr nga një tank i ushtrisë ruse në Mariupol, Ukrainë, të premten, 11 mars 2022. Evgeniy Maloletka | AP

Edhe pse kohë pushtimi, Mbretëria e Bashkuar po e lehtësonte dhënien e vizave për ukrainasit, gjë kjo që u bë e ditur nga sekretarja britanike e Brendshme, Priti Patel, e cila ka njoftuar se MB qëndron afër Ukrainës dhe ka urdhëruar ndryshime në politikën e vizave me qëllim që të ofrohet siguri ndaj popullit ukrainas.

Në kuadër të reagimeve të para pas nisjes së sulmeve ruse në Ukrainë, ishte edhe kancelari gjerman Olaf Scholz ai që dënoi veprimet e Rusisë në Ukrainë, duke deklaruar se Evropa “nuk do të pranojë këtë shkelje të sovranitetit të Ukrainës nga Rusia”.

“Me sulmin ndaj Ukrainës, presidenti Putin dëshiron të kthejë kohën pas, por nuk ka kthim prapa në kohën e shekullit të 19-të kur fuqitë e mëdha vendosët mbi krerët e shteteve më të vogla”, ka thënë Scholz.

Sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Rusisë, në nisjen e sulmeve në Ukrainë

– Kufizimi i aftësisë së Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund dhe të drejtën për të qenë pjesë e ekonomisë globale
– Ndalimi i aftësisë për të financuar dhe rritur ushtrinë ruse
– Dëmtimi i aftësisë për të konkurruar në ekonominë e shekullit të 21-të të teknologjisë së lartë
– SHBA kishte sanksionuar bankat ruse që të mbajnë rreth 1 trilion dollarë aktive.

FOTO DOSJE: Shkronjat plastike të rregulluara për të shkruar “Sanksionet” janë vendosur përpara ngjyrave të flamurit të SHBA-së dhe Rusisë në këtë ilustrim të marrë më 28 shkurt 2022. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration/File Photo

Sanksionet e Britanisë së Madhe ndaj Rusisë pas sulmit ndaj Ukrainës

– Të gjitha bankat kryesore ruse duhet të kenë aktivet e tyre të ngrira dhe të përjashtohen nga sistemi financiar i Mbretërisë së Bashkuar
– Legjislacioni do të ndalojë kompanitë e mëdha ruse dhe shtetin të mbledhin financa ose të huazojnë para në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar
– Asetet duhet ngrirë për 100 individë ose subjekte të reja
– U ndalua linja ajrore Aeroflot që të aterojë në Britaninë e Madhe
– U parashikua pezullimi i licencave të eksportit
– Mbretëria e Bashkuar ndaloi eksportet e artikujve të teknologjisë së lartë dhe pajisjeve të rafinerisë së naftës në Rusi.

Foto ilustrim për sanksionet e Britanisë së Madhe ndaj Rusisë

Ikja e ukrainasve

Vetëm në ditët e para të nisjes së sulmit rus në Ukrainë ishte përhapur kaos dhe më shumë se 100 mijë njerëz po largoheshin nga vendi me qëllim që të shpëtonin nga dhuna dhe sulmet ruse.
Këtë lajm, atë kohë e kishte bërë të ditur Matthew Saltmardh, zëdhënësi i Agjencisë së Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, i cili ka thënë se ka pasur zhvendosje të konsiderueshme brenda vendit dhe më shumë se 100 mijë njerëz kanë lëvizur drejt dhe përtej kufijve ndërkombëtar.

Ikja e popullatës ukrainase nga bombardimet dhe invazioni rus. Ata kanë mësyrë vendet perëndimore në kërkim të sigurisë

Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në nisjen e sulmeve ruse ndaj vendit të tij, kishte hequr kostumin e tij zyrtar dhe kishte nisur veshjen së uniformës ushtarake ukrainase.

Zelensky vazhdimisht kishte zhvilluar takime me krerët shtetëror ndërkombëtar, ku shumica prej tyre edhe e kanë vizituar atë në Kiev duke i ofruar edhe ndihma ushtarake, monetare dhe mbështetje të tjera kundër agresionit rus.

Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës

Të mërkurën e 21 dhjetorit të vitit 2022, për herë të parë Zelensky kishte realizuar vizitën e parë jashtë vendit dhe atë në SHBA me presidentin amerikan, Joe Biden.

Ndryshe, Zelensky në nisje të sulmeve ruse mbi Ukrainë kishte telefonuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe i kishte kërkuar ndihmë konkrete rreth situatës së krijuar në vend pas bombardimeve në qytetet kryesore që atë kohë ishin vetëm në nisje, ndërsa Biden i kishte ofruar mbështetje dhe për këtë fillimisht kishte marrë aprovimin nga Kongresi.

Presidenti Joe Biden takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, të mërkurën, 1 shtator 2021, në Uashington. (AP Photo/Evan Vucci)

Ndër të tjera, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në fillimin e sulmeve ruse në Ukrainë kishte thënë se do t’i ofrojë armë kujtdo që dëshiron, pra bëhej fjalë për popullin ukrainas.

Ndërsa, ndaj popullit rus kishte kërkuar që të ndalojnë presidentin e tyre, Vladimir Putin që të pushtojë vendin, ndërsa fliste për lidhjet e ngushta mes dy kombeve.

Një civil kontrollon armën e posamarrë nga autoritetet ukrainase para se të filloj stërvitjet ushtarake, Ukrainë – më 11 mars 2022. Alexey Furman | Bloomberg | Getty Images

Intensifikimi i sulmeve

Sulmet po intensifikoheshin duke përfshirë vende të shumta të Ukrainës, duke u rritur numri i raketave të gjuajtura nga ushtria ruse.

Kësisoj, intensifikimi bëri që Jens Stoltenberg, sekretari i NATO-së të urdhëronte vendosjen e mijëra trupave në pjesën lindore në shenjë ndihme ndaj Ukrainës.

Sekretari i NATO-s, Jens-Stoltenberg

Stoltenberg doli me një deklaratë ku tha se, “Ne kemi mbi 100 avionë në gatishmëri të lartë që të mbrojnë hapësirën ajrore të Ukrainës dhe më shumë së 120 anije aleate në det nga veriu i lartë deri në Mesdhe. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur aleancën nga agresioni. Rusia tani po përballet me kosto të rënda dhe pasoja të imponuara nga i gjithë komuniteti kombëtar”, ka thënë ai.

Gjendja e jashtëzakonshme e Lituanisë

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda, e kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Lituani, kjo pasi është vend që ndodhet në kufi me Rusinë.

Nauseda ka shtuar se ka në plan të dërgojë ushtrinë për të mbrojtur kufijtë e saj në përgjigje të “shqetësimeve dhe provokimeve të mundshme për shkak të forcave të mëdha ushtarake të grumbulluara në Rusi dhe Bjellorusi”.

Krahas gjithë vendeve që kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën, hyn edhe Estonia, që në nisje të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, ka thënë se do të ndihmojnë Ukrainën me gjitha mjetet që munden duke përfshirë këtu mbështetjen politike dhe duke dërguar armë.

“Duhet të bëjmë gjithçka në nivel të BE-së dhe NATO-së që ky agresion të mos zgjerohet”, pati thënë Kallas, vendi që udhëheq ajo kufizohet njashtu me Rusinë.

Harta e Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Bjellorusisë. Detaj nga Atlasi Botëror. Fokusi selektiv.

Pasojat kryesore globale të gjendjes së luftës

Efektet e krizës në luftën e nisur ndaj Ukrainës, po i rëndojnë kushtet e tregut ekonomik global.

Para luftës, Ukraina ka qenë “shporta” e bukës në botë duke eksportuar 4.5 milionë ton prodhime bujqësore në muaj përmes porteve të saj, 12% të grurit të planetit, 15% të misrit dhe gjysmën e vajit të lulediellit.

Prej atëherë, çmimet e grurit kanë arritur në nivelet më të larta që nga mesi i vitit 2008, ndërsa tregjet u përpoqën të vlerësonin pasojat në furnizimet me drithëra nga konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë, që janë dy eksportuesit më të mëdhenj në botë.

Foto ilustrim që paraqet konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës dhe pasojat e ushqimit në tregun botëror

Madje, edhe ngritja e çmimit të naftës ka ardhur pas luftës Rusi-Ukrainë, rritje kjo në nivel global.

Projektimi i rezultatit përfundimtar të luftës është sfidues. Megjithatë, disa pasoja të mëdha për Rusinë dhe marrëdhëniet e saj me Ukrainën, Evropën dhe Shtetet e Bashkuara janë vënë në fokus. Ndërsa lufta ka qenë një tragjedi për Ukrainën dhe ukrainasit, ajo është dëshmuar gjithashtu një fatkeqësi për Rusinë – ushtarakisht, ekonomikisht dhe gjeopolitikisht.

Një rrugë Bucha e mbushur me armaturë të shkatërruar ruse, BBC, Lee Durant

Lufta ka dëmtuar rëndë ushtrinë ruse dhe ka dëmtuar reputacionin e saj, ka prishur ekonominë dhe ka ndryshuar thellësisht pamjen gjeopolitike me të cilën përballet Moska në Evropë. Do ta bëjë të vështirë, nëse jo të pamundur, çdo rivendosje afatshkurtër të një shkalle normaliteti në marrëdhëniet SHBA-Rusi.

Dëmet e luftës

Dhjetë muaj pas pushtimit të fundit rus të Ukrainës, rezultati i luftës mbetet i paqartë. Ushtria ruse duket e paaftë për të marrë Kievin ose për të pushtuar një pjesë të madhe të vendit.

Forcat ukrainase kanë shijuar tre muaj sukses në fushën e betejës dhe mund të vazhdojnë të bëjnë përparim në rifitimin e territorit. Lufta gjithashtu mund të vendoset në një konflikt më të zgjatur, ku asnjëra palë nuk është në gjendje të bëjë një përparim vendimtar në një afat të afërt.

Projektimi i rezultatit përfundimtar të luftës është sfidues. Megjithatë, disa pasoja të mëdha për Rusinë dhe marrëdhëniet e saj me Ukrainën, Evropën dhe SHBA-të janë vënë në fokus.

Ndërsa lufta ka qenë një tragjedi për Ukrainën dhe ukrainasit, ajo është dëshmuar gjithashtu një fatkeqësi për Rusinë – ushtarakisht, ekonomikisht dhe gjeo-politikisht. Lufta ka dëmtuar rëndë ushtrinë ruse dhe ka dëmtuar reputacionin e saj, ka prishur ekonominë dhe ka ndryshuar thellësisht pamjen gjeopolitike me të cilën përballet Moska në Evropë. Do ta bëjë të vështirë, nëse jo të pamundur, çdo rivendosje afatshkurtër të një shkalle normaliteti në marrëdhëniet SHBA-Rusi.

Madhësia e dëmit që rezulton nga konflikti i vazhdueshëm në Ukrainë është i madh dhe ende në rritje. Qytete të tëra – si Mariupol – po rrafshohen me tokë. Në foto: Qyteti i Mariupolit © CNN

Përveç humbjeve njerëzore, lufta ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Vlerësimet e kostove të rindërtimit të Ukrainës shkojnë nga 349 miliardë dollarë në 750 miliardë dollarë, dhe këto vlerësime datojnë që nga vera. Gjetja e këtyre fondeve nuk do të jetë e lehtë, veçanërisht pasi lufta ka rezultuar në një tkurrje të konsiderueshme të ekonomisë ukrainase.

Lufta Rusi-Ukrainë

Kjo fazë e fundit në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës që filloi më 24 shkurt 2022, kur presidenti rus Vladimir Putin drejtoi forcat e tij për të nisë një pushtim të madh dhe me shumë krahë të Ukrainës. Shtrirja e gjerë e sulmit, të cilin Putini e quajti një “operacion special ushtarak”, sugjeroi se objektivat e Moskës ishin të pushtonte shpejt Kievin, rrëzimin e qeverisë së Kievit dhe të pushtonte gjysmën lindore deri në dy të tretat e vendit.

Ushtria ruse fitoi terren në Ukrainën jugore, por nuk arriti të merrte Kievin edhe pse hyri në para-lagjet e saj. Nga fundi i marsit, forcat ruse ishin në tërheqje në veri. Moska shpalli objektivin e saj të ri si pushtimin e të gjithë Donbasit, i përbërë nga rajonet e Luhanskut dhe Donetskut, rreth 35% e të cilave ishin pushtuar tashmë nga forcat pro ruse dhe ruse në 2014 dhe 2015.

Pas tre muajsh beteje të rëndë, forcat ruse pushtuan pothuajse të gjithë Luhanskun, por ata bënë pak përparim në Donetsk dhe linjat e betejës u duk se u stabilizuan në gusht.

Në shtator, ushtria ukrainase nisi dy kundërofensiva. Një në verilindje, ku dëboi forcat ruse nga rajoni i Kharkiv-it dhe vazhdoi sulmet në rajonin e Luhanskut. Në jug, kundërsulmi i dytë pati sukses në nëntor duke dëbuar forcat ruse nga qyteti Kherson dhe rajoni fqinj, e vetmja zonë që forcat ruse pushtuan në lindje të lumit Dnipro dhe aty tashmë është fija e re e frontit mes dy vendeve.

Përparimi i shpejtë i Ukrainës që nga largimi i forcave ruse nga kryeqyteti në mars, e ka kthyer valën në hartën e luftës shtatë-mujore që tregon përparimet e Ukrainës kundër forcave ruse.

Harta e Ukrainës dhe vijat e reja të frontit mes dy vendeve dhe shtrirja e ushtrisë ruse që nga shkurti i 2022-tës.

Pavarësisht tre muajsh pengesa në fushën e betejës, Moska nuk ka treguar asnjë shenjë gatishmërie për të negociuar seriozisht për t’i dhënë fund luftës.

Në të vërtetë, më 30 shtator, Putin ka njoftuar se Rusia ishte duke aneksuar rajonet e Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson, edhe pse forcat ruse nuk e kontrolluan plotësisht atë territor dhe vazhdimisht humbën terren atje në javët në vijim. Ushtria ruse kompensoi humbjet në fushën e betejës duke rritur sulmet me raketa në qytetet ukrainase, që synojnë veçanërisht ndërprerjen e energjisë elektrike dhe ngrohjes qendrore.

Pamje të forcave ushtarake të Ukrainës

Nga fundi i nëntorit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe qeveria e tij këmbënguli në kushte që përfshinin tërheqjen ruse nga i gjithë territori ukrainas (duke përfshirë Krimenë dhe gjithë Donbasin), kompensimin dhe dënimin për krimet e luftës. Ndërsa këto janë kërkesa të kuptueshme duke pasur parasysh atë që ka kaluar Ukraina, arritja e tyre do të ishte e vështirë. Megjithatë, Kievi dukej i bindur se mund të çlironte më shumë territore edhe me afrimin e dimrit.

Pas nëntë muaj luftimesh, ushtria ruse është treguar e paaftë për të kapur dhe mbajtur një pjesë të madhe të Ukrainës. Ndërsa rezultati i luftës është i pasigurt, megjithatë konflikti përfundon, një shtet sovran dhe i pavarur ukrainas do të mbetet në hartën e Evropës. Për më tepër, ai do të jetë më i madh se gjendja e përgjithshme që Kremlini parashikoi kur nisi pushtimin e shkurtit.

Është gjithashtu e paqartë nëse ushtria ukrainase mund t’i dëbojë plotësisht rusët ose të paktën të kthehet në linja që nga 23 shkurti. Disa ekspertë ushtarakë besojnë se kjo është e mundur, duke përfshirë çlirimin e plotë të Donbasit dhe Krimesë. Të tjerët ofrojnë parashikime më pak optimiste. Komuniteti i inteligjencës amerikane ka parashikuar se luftimet mund të zvarriteshin dhe të shndërroheshin në një luftë rrënimi.

Një ushtar ukrainas në vijën e frontit në Donbas të hënën. Diego Herrera Carcedo / Anadolu Agency nëpërmjet Getty Images, 11 prill 2022

Nga të gjitha pjesët e Perandorisë Ruse dhe Bashkimit Sovjetik që Moska humbi kur u shemb Bashkimi Sovjetik më 1991, asnjë pjesë nuk do të thoshte më shumë për rusët sesa Ukraina.

Historitë, kulturat, gjuhët dhe fetë e të dy vendeve ishin të ndërthurura ngushtë. Madje në fund të viteve 1990, shumica e ukrainasve kishin një pikëpamje pozitive ose ambivalente në lidhje me Rusinë. Kjo ka ndryshuar. Sot, shumica e ukrainasve e konsiderojnë Rusinë si një armik.

Numri i saktë i viktimave ushtarake dhe civile është i panjohur, por i konsiderueshëm. Zyra e Komisionerit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, vlerësoi se deri në fund të tetorit, rreth 6 mijë e 500 civilë ukrainas ishin vrarë dhe 10 mijë të tjerë janë plagosur.

Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA, Gjeneral Mark Milley më 10 nëntor vendosi numrin e civilëve të vdekur në 40 mijë dhe tregoi se rreth 100 mijë ushtarë ukrainas ishin vrarë ose plagosur.

Autori: Caroline Morales, Publikuar: 16:34 PST, 9 mars 2022, Përditësuar: 9 mars 2022, ora 23:26 PST

Përveç kësaj, Komisioneri i Lartë i OKB-së për refugjatët e vendosi numrin e ukrainasve që kanë kërkuar strehim jashtë Ukrainës në më shumë se 7.8 milionë që nga 8 nëntori. Që nga mesi i nëntorit, sulmet ruse kishin shkaktuar rreth 6.5 milionë të tjerë persona të zhvendosur brenda Ukrainës.

E gjithë kjo ka ndikuar kuptueshëm në qëndrimet e Ukrainës. Ajo ka thelluar ndjenjën e identitetit kombëtar ukrainas. Një sondazh i gushtit tregon se 85% të vetë-identifikueshëm si qytetarë ukrainas në krahasim me njerëzit e ndonjë rajoni ose pakicë etnike, vetëm 64% e bënë këtë gjashtë muaj më parë  para pushtimit të Rusisë. Pushtimi gjithashtu i ka mbushur ukrainasit me një pikëpamje shumë negative për Rusinë, kjo pasi sondazhi tregoi se 92% mbanin një qëndrim “të keq” në lidhje me Rusinë, në krahasim me vetëm 2% me një qëndrim “të mirë”.

Ukrainasit e kanë bërë të qartë vendosmërinë e tyre për të rezistuar. Një sondazh i Gallup në shtator raportoi se 70% e ukrainasve janë të vendosur për të luftuar deri në fitoren ndaj Rusisë. Një sondazh i Institutit Ndërkombëtar të Sociologjisë në Kiev në mesin e tetorit kishte 86% që mbështesnin luftën dhe kundërshtonin negociatat me Rusinë, pavarësisht sulmeve me raketa ruse kundër qyteteve të Ukrainës.

Foto ilustrim

Do të duhen vite, nëse jo dekada, për të kapërcyer armiqësinë ndaj Rusisë dhe rusëve të shkaktuar nga lufta. Një gazetar ukrainas parashikoi verën e kaluar se, pas përfundimit të luftës, Ukraina do të dëshmonte një përpjekje mbarëkombëtare për të “anuluar” kulturën ruse, p.sh. Qytetet anembanë vendit do të riemërtonin sheshet e tyre Pushkin. Tashmë ka filluar, Odesa synon të çmontojë statujën e Katerinës së Madhe, perandoreshës ruse që themeloi qytetin në 1794.

Ironikisht për një pushtim të nisur pjesërisht për shkak të shqetësimit të Kremlinit se Ukraina po largohej nga Rusia drejt Perëndimit, lufta ka hapur një rrugë të mbyllur më parë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian (BE).

Dokumenti i aplikimit të Ukrainës për anëtarësim në BE

Për vite me radhë, zyrtarët e BE-së përfunduan marrëveshjen me Kievin, përfshirë Marrëveshjen e Asociimit BE-Ukrainë të vitit 2014. Megjithatë, zyrtarët e BE-së shmangën gjuhën që do t’i jepte Ukrainës një perspektivë anëtarësimi.

Në qershor, katër muaj pas pushtimit të Rusisë, Këshilli Evropian njohu perspektivën evropiane të Ukrainës dhe i dha statusin e vendit kandidat. Kievit do t’i duhen vite për të përmbushur standardet e BE-së, por tani ai ka një perspektivë anëtarësimi që i mungonte për 30 vitet e para të pavarësisë së tij post-sovjetike.

Sa i përket NATO-së, 10 anëtarë të aleancës kanë shprehur mbështetje për rrugën e anëtarësimit të Ukrainës, nëntë në Evropën Qendrore shtuar këtu Kanadanë. Aleatët e tjerë në përgjithësi kanë qëndruar të heshtur ose jo të përkushtuar, duke reflektuar faktin se shumë, ndonëse janë të përgatitur për t’i ofruar Ukrainës ndihmë financiare dhe ushtarake, nuk janë të përgatitur të shkojnë në luftë me Rusinë për të mbrojtur Ukrainën. Edhe pse Kievi nuk mund të presë anëtarësimin ose një plan veprimi anëtarësimi së shpejti, ai do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të NATO-së në luftën e saj kundër Rusisë dhe, pasi të përfundojë lufta, do të ndihmojë në ndërtimin e një ushtrie moderne dhe të fuqishme për të penguar një sulm rus në të ardhmen.

Kremlini ka kërkuar që nga fundi i Bashkimit Sovjetik që ta mbajë Ukrainën të lidhur në një sferë influencimi rus.

Lufta- Një fatkeqësi për ushtrinë dhe ekonominë e Rusisë

Ndërsa një tragjedi për Ukrainën, vendimi i Putinit për të shkuar në luftë është dëshmuar gjithashtu një katastrofë për Rusinë.

Ushtria ruse ka pësuar humbje të konsiderueshme në personel dhe ushtarak. Sanksionet ekonomike të vendosura nga BE, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera perëndimore e kanë shtyrë ekonominë ruse në recesion dhe kërcënojnë ndikime afatgjata, duke përfshirë sektorin kritik të energjisë të vendit.

Ushtria ruse në Ukrainë, 9 mars 2022

Në nëntor, Milley vuri në dukje numrin e ushtarëve rusë të vdekur dhe të plagosur në 100 mijë dhe kjo mund të bjerë në anën e ulët. Një zyrtar i Pentagonit ka thënë se në fillim të gushtit viktimat ruse ishin rreth 70-80 mijë. Kjo ishte më shumë se tre muaj më parë, dhe ata muaj nuk kanë treguar asnjë dashamirësi ndaj ushtrisë ruse. Raportet sugjerojnë se njësitë ruse të sapo mobilizuara dhe të keq trajnuara janë shkatërruar në luftime.

Ushtria ruse ka humbur sasi të konsiderueshme të pajisjeve. Faqja e internetit Oryx raporton për rreth 8000 pajisje të shkatërruara, të dëmtuara, të braktisura ose të kapura, duke përfshirë rreth 1500 tanke, 700 automjete të blinduara luftarake dhe 1700 mjete luftarake këmbësorie.

Oryx këshillon që numrat e saj nënvlerësojnë ndjeshëm natyrën e vërtetë të humbjeve ruse, pasi numëron vetëm pajisjet për të cilat ka dëshmi unike fotografike ose video të fatit të saj. Të tjerët raportojnë humbje shumë më të rënda. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin komentoi se ushtria ruse kishte humbur një numër “marrëveshjeje” të tankeve dhe automjeteve të tjera të blinduara, duke shtuar se kufizimet tregtare perëndimore mbi mikroçipet do të pengonin prodhimin e zëvendësimeve.

Si rezultat i këtyre humbjeve, Rusisë i është dashur të tërheqë rezerva, duke përfshirë tanket T-64 të prodhuara për herë të parë gati 50 vjet më parë. Për të shtuar municionet e veta, Rusisë i është dashur të blejë dronët nga Irani dhe predha artilerie nga Koreja e Veriut. Ndërsa ushtria ruse ka tërhequr rezervat e raketave tokë-tokë dhe ajër-tokë, ajo ka përdorur raketa kundërajrore S-300 kundër objektivave tokësorë. Buxheti rus i mbrojtjes do të ketë nevojë për vite për të zëvendësuar atë që ushtria ka humbur ose ka shpenzuar ndryshe në Ukrainë.

Udhëheqja e dobët, taktika e dobët, logjistika e dobët dhe performanca e dobët kundër një armiku më të vogël dhe më pak të armatosur e kanë lënë në rrënim reputacionin ushtarak të Rusisë. Kjo do të ketë një ndikim. Vendet që kërkojnë të blejnë armë ka gjasa të fillojnë të kthehen diku tjetër, duke pasur parasysh se ushtria ruse nuk arriti të dominojë në fillim të luftës, kur forcat e saj kryesisht të modernizuara u përballën me një ushtri ukrainase të armatosur kryesisht me pajisje të vjetra të epokës sovjetike (që filloi të ndryshonte vetëm në verë, kur stoqet e armëve të rënda filluan të mbërrinin nga Perëndimi).

Aeroplanët më 9 gusht 2022 ngarkojnë paleta me municion në një C-17 Globemaster III me destinacion Ukrainë gjatë një misioni asistence sigurie në bazën e Forcave Ajrore Dover, Del. Departamenti i Mbrojtjes po i siguron Ukrainës armë dhe pajisje për t’u mbrojtur kundër pushtimit rus forcat. (Cydney Lee/Forca Ajrore)

Ndërsa Rusia shkoi në luftë, e saj ekonomia ishte kryesisht në krizë ndërsa regjistroi një rritje pas COVID-19 në 2021, të ardhurat mesatare reale ranë me 10% midis 2013 dhe 2020. Perëndimi ka aplikuar një mori sanksionesh ekonomike ndaj këtij vendi. Ndërsa veprimet e Bankës Qendrore Ruse kanë zbutur ndikimet më të këqija, megjithatë ekonomia ruse tkurret me 5% nga viti në vit në krahasim me shtatorin 2021.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim pret që ekonomia e Rusisë të tkurret me 3.9% në 2022 dhe 5.6% në 2023, dhe një studim konfidencial që supozohet se është bërë për Kremlinin, projektoi një rast “inercial” në të cilin ekonomia arriti fundin vetëm në 2023 në 8.3% nën 2021. Një ekonomist vëren se ndërprerja e çipave dhe mikro elektronikës nga Perëndimi ka shkatërruar prodhimin e automobilave, avionëve dhe armëve, me prodhimin e makinave që ka rënë me 90% midis marsit dhe shtatorit.

Përveç që po përballet me humbjen e importeve të teknologjisë së lartë dhe të tjera kryesore, ekonomia ruse përballet me ikjen e trurit, veçanërisht në sektorin e IT, që filloi në shkurt, si dhe largimin e më shumë se 1000 kompanive perëndimore. Ajo gjithashtu ka një sfidë më të gjerë të fuqisë punëtore. Ushtria ka mobilizuar 300 mijë burra dhe urdhri i mobilizimit të shtatorit shkaktoi një përmbytje të re të rusëve që u larguan nga vendi, me më shumë se 200 mijë që shkuan në Kazakistan. Disa vlerësime sugjerojnë se disa qindra mijëra të tjerë kanë ikur në vende të tjera.

Rusia deri më tani ka shmangur vështirësitë më të ashpra ekonomike pjesërisht për shkak të eksporteve të saj të naftës dhe gazit dhe çmimeve të larta të energjisë. Çmimet e larta e kanë kompensuar pjesërisht rënien në vëllimin e eksporteve të naftës dhe gazit.

Linja e gazit nga Rusia në Gjermani

Kjo mund të ndryshojë së shpejti, të paktën për naftën. BE-ja ndaloi blerjen e naftës së papërpunuar ruse duke filluar nga 5 dhjetori, dhe Perëndimi po ndalon transportimin e naftës ruse me cisterna me flamur perëndimor ose sigurimin e cisternave që lëvizin naftën ruse nëse nafta shitet mbi një çmim të caktuar, i vendosur tani në 60 dollarë për fuçi. Kufiri i çmimit nëse funksionon siç është planifikuar mund të ulë ndjeshëm të ardhurat që gjenerojnë eksportet ruse të naftës.

Heqja e Evropës nga gazi rus përbën një sfidë më të vështirë, por vendet e BE-së e kanë bërë këtë progres duke kaluar në importet e gazit natyror të lëngshëm (LNG). Për më tepër, kompanitë evropiane kanë gjetur mënyra për të ulur përdorimin e energjisë, për shembull, 75% e firmave gjermane që përdorin gaz raportojnë se kanë reduktuar konsumin e gazit pa pasur nevojë të shkurtojnë prodhimin.

Lufta në Ukrainë dhe çlirimi i Kosovës – dy ngjarje që lidhen veç në ëndrrat e Putinit

Foto ilustrim: Territoret ukrainase që janë aneksuar paligjshëm nga Rusia (BBC)

Për aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia që po konsiderohet i paligjshëm nga vendet perëndimore kanë folur edhe analistët politikë në Kosovë. Ata janë shprehur se përdorimi i forcës është shkelje e plotë e ligjit ndërkombëtar.

“Unë jam prej atyre që nuk e përjashtoj absolut një invadim ushtarak të Serbisë në Veri të Kosovës. Këtë Serbia mund ta bëjë në mbështetje të Rusisë, ndoshta jo publikisht po në rrugë operative”.

Kështu ka deklaruar për Portali Dukagjini, analisti politik njëherësh profesori universitar, Fatos Rushiti, duke bërë një analogji të situatës së Kosovës në veri dhe situatës në Ukrainë.

“Po supozojmë se kjo do të ndodhë dhe bëhet problem i madh, dhe do të pritej reagimi i NATO-s, por më pas a mund të kemi një tërheqje të Serbisë pa ndonjë kompromis”, ka vijuar ai.

Sipas tij, Serbia ka krijuar kontekste politike me bazë qeverisjen lokale, ku politikanë shumë të dyshimtë shqiptarë punuan në krijimin e komunave te reja me shumicë etnike serbe.

Më 30 shtator, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve ukrainase, Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Ai ka nënshkruar dokumentet e aneksimit dhe ka emëruar liderët rusë në të katër territoret ukrainase.

Fjalimi i tij pasoi mbajtjen e referendumeve të pretenduara në rajonet e kontrolluara pjesërisht nga ushtria ruse, referendume të cilat perëndimi i ka konsideruar të paligjshme.

E për këtë, Rushiti ka thënë se pas referendumeve që u mbajtën në këto rajone për bashkëngjitjen me Rusinë, nuk u pa ndonjë reagim i ashpër i ShBA-së dhe vendeve më të fuqishme perëndimore.

“Si duket, të njëjtit shpresojnë te një zmbrapsje e Putinit duke pasur mendjen te forcat e armatosura ukrainase që po furnizohen me armatim modern po nga ato vende dhe vende të tjera të Evropës së Mesme”, ka thënë Rushiti.

Po ashtu, edhe për fjalimin e Putinit, ai ka thënë se nuk po i bën përshtypje Perëndimit.

“Kjo shpjegohet nga njëra anë se Perëndimi shpreson te një revoltë e brendshme nga kupolat drejtuese ushtarake, me gjasë dhe mund të kenë informata nga shërbimet inteligjente, ndërkaq nga ana tjetër mund të tolerohet edhe më shumë një luftë edhe me më shumë viktima, për ta izoluar më pas Putinin dhe për ta akuzuar për krime lufte”.

Sipas Rushitit, në Rusi është ngritur një sistem i tërë me bindjen e një pjese të konsiderueshme të popullit rus, që druajnë nga demokracia perëndimore të cilën e shohin si të rreme dhe mjet për ekspansion territorial drejt Evropës Lindore dhe ndoshta dhe mjet per imponim forcash para një konfigurimi të ri të rendit botëror.

Ai ka thënë se Putini me ide nacionaliste, me bazë në ideologjinë cariste, duke e shkoqitur të kaluarën komuniste, nuk është i vetëm në luftën kundër Perëndimit.

“Atje ka pak gjasa të revolucionarizohet veprimi opozitar, duke e shuar çdo zë të fuqishëm opozitar. Në këtë pikë, perëndimi pothujase ka dështuar të ndërtojë substrat opozitar me bindje në demokraci dhe shtet ligjor siç bën pothujse me të gjitha shtetet e ish-bllokut komunist”.

E për këtë profesori universitar, Ngadhnjim Brovina, për Portali Dukagjini, ka thënë se në rastin e Kosovës është një situatë krejtësisht ndryshe.

“Në Kosovë nuk ka gjendje lufte, sikurse në Ukrainë. Është e kuptueshme që veriu i vendit nuk kontrollohet në tërësi nga institucionet e Kosovës, mirëpo duhet pasur parasysh që në Kosovë ka pjesëmarrje të organizatave ndërkombëtare, më saktësisht KFOR/NATO si mision politiko-ushtarak e i cili siguron paqe, qëndrueshmëri dhe stabilitet në veri të Kosovës”.

Siç thotë Brovina, në veri të Kosovës nuk mund të ndodhë një rast sikurse tani në katër territoret ukrainase, sepse, po të mundej, Serbia deri më tani do të tentonte ta bënte një gjë të tillë me përkrahjen e Rusisë.

Sipas Brovinës, aneksimi i katër terrritoreve ukrainase nga Rusia, është shkelje e së Drejtës Ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së.

“Edhe pse aneksimi u arsyetua që ndodhi pas një referendumi, vetë referendumi ishte i paligjshëm. Fjalimi i presidentit rus, Putin kishte për synim të tregonte një lloj supremacie ruse”.

Ai ka thënë se Putini, në të njëjtën kohë, nëpërmjet fjalimit dhe organizimit ceremonial të aneksimit të katër territoreve ukrainase, dëshironte ta “shiste” si triumf të Rusisë dhe mundohej që të ngriste moralin e ushtarëve rusë që gjenden në vijat e luftës, por edhe të atyre që u thirrën si ushtarë rezervistë.

Se sa avantazh mund të ketë Rusia me aneksimin e këtyre territoreve, ai ka thënë se përfitimet që ka Rusia me këto katër territore e që sipas statistikave i bie të jenë 15 për qind e territorit ukrainas, janë edhe në aspektin ekonomik, por edhe në atë gjeopolitik.

Këto përfitime të Rusisë përkrah Ukrainës nuk i mohon as analisti Rushiti.

Sipas tij, avantazhet janë të mëdha, jo vetëm në aspekt të shtrirjes territoriale të forcave ruse, por edhe në aspekt të përkrahjes vendore nga ukrainasit që janë të lidhur me Rusinë.

“Nëse nuk veprohet shpejt në kthimin e këtyre rajoneve, Rusia përgatit terren për ndarjen e Ukrainës të ëndërruar moti, jo vetëm nga Putin si udhëheqës nacionalist”.

Se sa do të mund të rezistojë Ukraina në këtë luftë dhe cilat do të jenë sfidat e saj gjatë rrugëtimit për anëtarësim në NATO, Rushiti ka thënë se pas mobilizimit të madh rus pritjet janë drejt një anëtarësimi të shpejtë, edhe pse, siç thotë ai, për shkak të procedurave ligjore kjo merr kohë.

“Perëndimi në këtë pikë ndoshta mund të jetë shumë më intensiv drejt pajisjes me mjete dhe armë më moderne ushtarake, dhe ndoshta edhe mund të ndërmarrë ndonjë hap për të ndërprerë korridoret e furnizimit të ushtrisë ruse në Ukrainë me ndihmën eventuale të Turqisë dhe vendeve të tjera përreth”.

Ndërsa, profesori Brovina në lidhje me këtë ka thënë se shtetet perëndimore janë munduar që nëpërmjet sanksioneve ta stopojnë dhe ta dobësojnë Rusinë, por në të njëjtën kohë e kanë ndihmuar ushtarakisht Ukrainën.

“Kërkesa e Ukrainës tani është që vendi të anëtarësohet me procedura të përshpejtuara në NATO. Se a do të ndodhë kjo, mbetet të shihet edhe pse duket paksa e vështirë për faktin se të gjitha shtetet anëtare të NATO-s (30 shtete) duhet ta përkrahin një iniciativë të tillë”.

Ndër të tjera, ai ka thënë se varet se sa do t’i bëjë ballë Ukraina sulmeve ruse në ditët në vazhdim dhe mbetet të shihet edhe ndihma që do të vazhdojë dhe deri në çfarë mase do të jetë ajo nga vendet perëndimore.

Mungesa e energjisë elektrike dhe dëmet në energji

Një person në veturë duke dëgjuar lajmet në mungesë të energjisë elektrike në qytetin e tij si pasoj e shkatërrimit të rrjetit elektrik nga forcat ruse

Një sulm raketor e ka dëmtuar rëndë një central energjetik në Kiev të Ukrainës, të shtunën e 15 tetorit. Një sulm raketor ka dëmtuar rëndë një objekt kyç energjetik në rajonin e kryeqytetit të Ukrainës, ka thënë operatori i sistemit energjetik të vendit, ndërsa ushtria ruse po përpiqet të ndërpresë ujin dhe energjinë elektrike në zonat e populluara.

Guvernatori i rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba, ka thënë se sulmi nuk ka vrarë dhe as plagosur askënd.

Kompania e transmetimit të energjisë elektrike, Ukrenergo, ka thënë se ekipet e riparimit po punonin për të rivendosur energjinë, por paralajmëruan banorët për ndërprerje të mundshme.

Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës së presidentit ukrainas, u ka bërë thirrje banorëve të zonës së Kievit dhe njerëzve në tre rajon fqinje, që të reduktojnë konsumin e tyre të energjisë gjatë orëve të mbrëmjes.

Pasi një shpërthim kamioni me bombë një javë më parë ka dëmtuar urën që lidh Rusinë me gadishullin e aneksuar të Krimesë, Kremlini i ka nisur ato që besohet të jenë sulmet më të mëdha me raketa të koordinuara që nga pushtimi fillestar i Ukrainës.

Në nëntor të vitit 2022, në prag të ardhjes të së ftohtit të dimrit shumica e ukrainasve mbetën disa ditë pa energji elektrike, kjo për shkak se Rusia i kishte goditur termocentralet të cilat e furnizonin vendin me energji.

Lidhur me këto ndërprerje të energjisë të cilat me 4 nëntor u raportua se kanë lënë pa energji afro 5 milionë ukrainas, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se po kryen “terrorizëm energjetik”, për shkak se kjo e fundit ka lënë pa energji elektrike 4.5 milionë konsumatorë ukrainas. Sipas Zelenskyt, forcat ruse po bëjnë një gjë të tillë në shenjë “dobësie”.

Ndryshe, Rusia vazhdon t’i sulmojë me drone e raketa objektet e energjisë elektrike dhe javët e fundit i ka shtuar sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë elektrike në qytetet larg vijave të frontit.

Pas goditjes së rrjeteve elektrike nga raketat ruse, është ndërprerë energjia në Ukrainë – FOTO (Huazuar nga AP)

Madje, vetëm në muajin nëntor, një e treta e termocentraleve të vendit është shkatërruar.

Dhe pas këtij shkatërrimi, qeveria ukrainase është detyruar të nxisë popullin të përpiqet të përdorë me kursim energjinë elektrike dhe ta ruajnë atë aq sa kanë mundësi.

Ndryshe, më 31 tetor, Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka treguar që sulmet ajrore ruse kanë goditur një objekt energjetik që furnizonte me energji 350 mijë apartamente në Kiev.

Klitschenko për Telegram është shprehur se “Punëtorët e energjisë po punojnë për rivendosjen e furnizimit me energji elektrike, pasi një objekt që furnizon 350 mijë apartamente është dëmtuar”.

21 dhjetori – vizita e parë e Zelenskyt jashtë Ukrainës

Vizita e Zelenskyt te presidenti Joe Biden

Të mërkurën e 21 dhjetorit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka takuar në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, takim ky në të cilin Zelensky arriti me një dhuratë dhe ishte takimi i parë i Zelenskyt jashtë vendit prej kur më 24 shkurt Ukraina filloi të pushtohej nga Rusia.

Dhurata që Zelensky i’a dhuroi Biden ishte një medalje ushtarake nga një ushtar ukrainas në Bakhmut.

Presidenti ukrainas pas takimit ka thënë se ishte një nder për të të ishte në Shtëpinë e Bardhë gjersa nuk kurseu falënderimet ndaj SHBA-ve për mbështetjen e tyre të deritanishme.

Medalja në duar të Biden

Fundi i Vitit 2022

Viti 2022 karakterizon nisjen e luftës në Ukrainë, pushtimin e saj nga Rusia por, jo edhe përfundimin e saj.

Të enjten e 29 dhjetorit, dy ditë para mbylljes së këtij viti pati intensifikim të sulmeve ruse ndaj Ukrainës, u hodhën afro 120 raketa nga ajri dhe nga deti në drejtim të Ukrainës.

Ndërsa, shpresat e Ukrainës për rimarrje të territoreve janë të pranishme, kjo pasi të mërkurën e 28 dhjetorit Ukraina ka thënë se janë afër rimarrjes së qytetit të kontrolluar nga Rusia, Kremea, në provincën Luhansk, derisa luftimet e ashpra po vazhdonin në lindje dhe në jug të vendit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika