Pas fillimit të luftës në Ukrainë, shumë vendas u larguan nga vendet ku po jetonin. Sipas Komisionit të Lartë të OKB-së për refugjatët, rreth 5,133,747 ukrainas janë larguar nga vendi që prej fillimit të pushtimit të Rusisë më 24 shkurt.
Sipas Komisionit të Lartë të OKB-së, gratë dhe fëmijët përbëjnë 90% të refugjatëve që janë larguar nga vendi.
Disa vende kanë pranuar refugjatë ukrainas. Rreth 2,867,241 kanë shkuar në Poloni.
Vendet fqinje ku kanë shkuar ukrainasit, përveç Polonisë janë: Rumania (757.047), Rusia (549.805), Hungaria (471.080), Moldavia (426.964), Sllovakia (342.813) dhe Bjellorusia (23.759), përcjell ‘aa.com.tr’.
Në njoftimin e UNHCR-së, po ashtu, theksohet se në periudhën 18-23 shkurt nga rajonet Donetsk dhe Luhansk në Rusi kanë kaluar 105 mijë persona.
Sipas ‘aa.com.tr‘, refugjatët që kalojnë nga Ukraina në vendet fqinje shpërndahen në vendet e tjera të Evropës.