Haradinaj u bën thirrje ndërkombëtarëve për heqjen e barrikadave: T’i kalojmë festat e fundvitit si evropianë

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje vendeve mike të Kosovës e të Serbisë, si dhe NATO-s e KFOR-it, që të ndihmojnë në heqjen e barrikadave duke e konsideruar këtë si "njollë të fundit në Evropë", pasi sipas tij duhet "që festat e fundvitit t’i kalojmë në qetësinë familjare e jo në barrikada"

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në lidhje me situatën aktuale në veri të vendit ka bërë thirrje që festat e fundvitit të kalohen në qetësi familjare e jo në barrikada.

Sipas Haradinajt, serbët lokalë dhe udhëheqësit e tyre politikë duhet ta kuptojnë se barrikadat më së shumti po u shkaktojnë dëm atyre dhe se nuk ka një tjetër rast në kontinentin evropian, (përjashto agresionin rus në Ukrainë), ku pengohet lëvizja e njerëzve, pos në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se “Kosova ka pranuar që serbët t’i trajtojë si qytetarë të barabartë, dhe në plot raste me të drejta edhe më të avancuara” duke theksuar se institucionet qendrore kanë hapur të gjitha dyert për integrimin e qytetarëve serbë, duke garantuar sigurinë për ta, duke marrë përsipër obligime të mëdha financiare, duke garantuar përfaqësimin e tyre politik madje edhe “duke u dhënë të drejtën e vetos për plot çështje që kanë të bëjnë me interesat e tyre, kjo qoftë edhe duke e diskriminuar popullatën shumicë”.

I pari i AAK-së ka shtuar se “nuk ka një rast tjetër ku qytetarët e një shteti për më shumë se 20 vjet nuk e paguajnë rrymën e shpenzuar, por këtë e bën shteti në emër të tyre, siç është rasti i Kosovës”

Për të, serbët në veri nuk kanë arsye të ndihen as të rrezikuar, as të nëpërkëmbur, e aq më pak kanë nevojë ta bllokojnë veten e veriun.

Haradinaj i ka ftuar përfaqësuesit politikë serbë, intelektualët e “gjithë njerëzit e arsyeshëm, kudo ku janë, në Kosovë apo në Serbi” që të ushtrojnë gjithë ndikimin e tyre për heqjen e barrikadave.

Po ashtu, u ka bërë thirrje të gjitha vendeve mike të Kosovës e të Serbisë, NATO-s e KFOR-it, që të ndihmojnë në heqjen sa më parë të barrikadave.

Ndryshe, që nga e shtuna e 10 dhjetorit, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës.

Të njëjtat barrikada vazhdojnë të qëndrojnë ende të palëkundura përkundër thirrjeve ndërkombëtare që ato të hiqen menjëherë.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika