Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka pritur në vizitë ministrin Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg, dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.
Ai këtë e ka bërë të ditur në një postim në rrjetin social Twitter, ku ka shkruar se ky është “alarmi i fundit për të zgjuar Malin e Zi nëse dëshiron të ruajë të ardhmen e tij evropiane”.
Posjeta saveznog ministra za evropske i međunarodne poslove Austrije Aleksandera Šalenberga @a_schallenberg i ministarke vanjskih poslova Slovenije Tanje Fajon @tfajon poslednji alarm za buđenje 🇲🇪 ukoliko želi da sačuva svoju evropsku budućnost. @JosepBorrellF@eucopresident pic.twitter.com/zjOSbzavdF
— Milo Đukanović (@predsjednik_cg) December 21, 2022
Ministrja Fajon dhe homologu i saj austriak Alexander Schallenberg, sipas njoftimit nga mediat malazeze, kishin bërë të ditur se do të jenë të mërkurën për një vizitë pune në Mal të Zi në emër të përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Po ashtu, në njoftim thuhej se qëllimi i vizitës është të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve në dritën e tensioneve aktuale politike në vend.