Sipas të dhënave të Shtabit Kombëtar të Mbrojtjes Civile në Kroaci, gjatë ditës së mërkurë, ka informuar se gjatë 24orëve të fundit, dhjetë persona kanë humbur jetën ndërsa 534 raste të reja me COVID 19,
Numri i rasteve aktive në Kroaci sot është 2744, e në mesin e tyre janë 633 pacientë të hospitalizuar, ku 15 janë në respiratorë. Në vetëizolim aktualisht janë 1732 persona.
Nga fillimi i pandemisë, në total janë regjistruar 1.260.293 persona të infektuar me coronavirus në Kroaci, nga të cilët 17.483 humbën jetën.
Në total janë shëruar 1.240.066 persona, nga të cilët 142 të shëruar janë konfirmuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Deri më sot janë testuar 5.406.483 persona, nga të cilët 2738 në 24 orëshin e fundit.