Tri receta Zupash për t’i përgatitur për festat e fundvitit

Të thjeshta, të lehta dhe ëmbëlsirat të cilat kanë gotat e tyre të posaçme mund të mësoni si ti bëni brenda këtij artikulli dhe recetat mund të ju nevojiten tashmë që fundi i vitit po vjen dhe festat po shtohen

Ilustrim

Të shpejta, të lehta dhe ndoshta ëmbëlsira më fine e kuzhinës.

Zupat përvec shijes janë një art në vete edhe për sa i takon dekorimit të tyre.

Janë aq të famshme sa shpesh kanë edhe gotat e tyre të posaçme.

Prandaj në këtë artikull janë përzgjedhur 3 receta perfekte për t’i servirur këto festa me miqtë, të afërmit apo kolegët tuaj.

Zupa Angleze

Zupa angleze

Një ëmbëlsirë që bashkon vaniljen, çokollatën dhe shërbetin në një kupë të vetme.

Njihet si Zupa Angleze për shkak të origjinës së saj, por është një ëmbëlsirë që shijon mrekullisht kudo.

Ëmbëlsirat janë pjesa më delikate e të gatuarit të cilat kërkojnë shumë përkushtim kujdes e dashuri.

Kështu mund ta përshkruajmë edhe zupën angleze e cila është një mrekulli shijesh mbledhur në një gotë.

Më poshtë ju tregojmë mënyrën e saktë të përgatitjes së kësaj recete hap pas hapi.

Përbërësit për pandespanjën: 2 vezë mesatare, 30 gr miell, 30 gr niseshte, 60 gr sheqer.

Për kremin e pastiçerisë:  400 gr qumësht, 100 gr pana për ëmbëlsira, 4 të verdha vezësh, 45 gr niseshte misri, 140 gr sheqer, 1 pako ekstrakt vanilje, 50 gr çokollatë e zezë, 100 ml sherbet, lëng frutash  ose shurup.

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e këtyre zupave si fillim përgatisni pandespanjën.

Në një enë të thellë hidhni vezët në temperaturë ambienti e më pas përziejini me një rrahës elektrik.

Shtoni po aty pak nga pak edhe sheqerin duke e përzier për 10 minuta derisa të formohet merengen tradicionale.

Me anë të një site hidhni po tek ena niseshtenë dhe miellin.

Më pas përzieni me lëvizje delikate nga poshtë lart derisa të formohet brumi i trrashë.

Përgatisni një tavë pjekje rreth 18 cm të lyer me gjalpë dhe miell dhe hidhni brumin.

Mundohuni ta tundni me kujdes herë pas here që të përhapet siç duhet në tavë.

Futeni të piqet në furrë të ngrohtë në temperaturën 160 gradë për 40 minuta.

Lëreni të piqet derisa keku të marrë ngjyrë të artë.

Kremi i pastiçerisë

Ndërkohë përgatisni kremin e pastiçerisë.

Në një tas hidhni vetëm të verdhat e vezëve dhe sheqerin e nevojitur, më pas do t’iu duhet ta rrihni masën me telin e kuzhinës.

Këtë proces duhet ta vazhdoni derisa masa e krijuar të ketë një ngjyrë të verdhë të lehtë, dhe kokrrizat e sheqerit të kenë shkrirë.

Më pas në një filxhan hedhni pak nga qumështi që ju duhet për recetën, dhe aty shtoni niseshtenë dhe vaniljen. Me një pirun e përzieni derisa niseshteja të jetë tretur plotësisht.

Këtë masë ja shtoni të verdhave të vezëve dhe sheqerit, dhe përsëri i rrahni derisa të jenë lidhur në një masë të vetme.

Në një tenxhere të vogël hedhni qumështin dhe e vendosni në zjarr të ulët. Temperatura e qumështit duhet të jetë shumë e vakët kur të hidhni masën e vezëve.

Kjo metodë nuk do t’iu lejojë që veza të pritet dhe kremi të prishet.

Pasi të keni shtuar vezët tek qumështi duhet të përzieni gjatë gjithë kohës me një ritëm jo shumë të shpejtë.

Këshillohet që të ngrini pak nxehtësinë e zjarrit, kështu kremi do të bëhet më shpejt.

Masa do të fillojë që të trashet ngadalë.

Nëse dëshironi mund t’i shtoni lëkurën e limonit apo portokallit për t’i dhënë një shije më të veçantë kremit.

Kremin do ta lini në zjarr derisa ai të fillojë të krijojë flluska, apo që të vlojë.

Më pas hiqeni nga zjarri dhe përziheni dhe disa momente me telin e kuzhinës.

Ndajeni kremin në dy enë të barabarta dhe tek njëra shtoni çokollatën.

Përzieni me lugë derisa çokollata të shkrijë nga nxehtësia e kremit.

Përgatitja e zupave

Hiqni nga tava e pjekjes pandispanjën dhe priteni në shirita të gjatë e të barabartë.

Më pas shiritat pritini në katrorë me gjerësi  1 cm secili dhe përzgjidhni gotat për zupën.

Ato duhet të jenë të paktën 150 ml secila dhe në shtresën e parë vendosni një kubik nga pandispanja duke e lagur me një lugë sherbet, shurup apo lëng frutash.

Më pas shtoni shtresën e parë me krem çokollate duke e përhapur mirë me lugë dhe në fund shtoni kremin e pastriçerisë klasik.

Këtë proces bëjeni me të gjithë masën e mbetur të zupave dhe duhet të dalin 4-5 gota.

Futini në frigorifer për të paktën 3 orë ose më shumë dhe konsumojini të freskëta me pak kakao pluhur sipër.

Zupë më qumësht dhe biskota

Zupa me qumësht dhe biskota

Zupa shtëpie, një ëmbëlsirë krejt e lehtë, e kombinuar në mënyrë fantastike me biskota për të kënaqur shijen në çdo kohë të ditës.

E shoqëruar me kafe, çaj apo duke e shijuar edhe vetëm, kjo ëmbëlsirë është ndër më tradicionalet, e përgatitur shpesh nga amvisat në shtëpi dhe një nga më të preferuarat në pastiçeritë shqiptare.

Fantastike në servirjen e saj si gosti në mikpritjen e miqve ashtu si edhe në servirjen e saj në fund të drekave e darkave familjare.

Një shije krejt tjetër, kremoze falë qumështit si përbërës kryesor të saj dhe e pasuruar me disa nga përbërësit më të shijshëm të kuzhinës, biskotat e thërrmuara por edhe arrat si gjithashtu.

Më poshtë është receta fantastike e kësaj Zupe

Përgatitja e Zupave në shtëpi

Përbërësit që ju nevojitën:  1.5 litra qumësht, 2 të verdha veze, 9-10 lugë sheqer, 7 lugë niseshte, 1 lugë kafeje vanilje, 1 pako biskota të thjeshta të thërrmuara, një grusht arra të thërrmuara dhe kanellë.

Përgatitja

Si fillim, në fundin e tasave të zupave hedhni një shtresë me biskota të thërmuara.

Hedhni qumështin në tenxhere dhe e vendosni në zjarr të ngadaltë, shtoni dy të vërdhat e rrahura të vezëve, sheqerin dhe niseshten.

Gjithë masën e përzieni pa ndërprerje derisa masa të trashet dhe të bëhet kremoze.

Kur masa bëhet kremoze shtojeni vaniljen dhe përzijini për pak sekonda.

E hëqni tenxheren nga zjarri dhe nisni mbushjen e kupave.

I mbushni të gjitha me krem deri në gjysmë e më pas hedhni një shtresë me biskota të thërmuara.

Më pas hedhni pjesën tjetër të kremit duke mbushur gjysmën e kupave. Në fund shtoni sërish një shtresë me biskota të thërmuara por edhe arra nëse preferoni.

Zupat, pasi janë ftohur futen në frigorifer dhe konsumohen të ftohta.

Zupa klasike e shtëpisë

Zupa klasike e shtëpisë

Zupa kremoze, klasike nuk është kurrë e tepërt në tryezë. Më poshtë është recetën fantastike të përgatitjes së këtyre zupave. Kjo është një ëmbëlsirë që përgatitjet krejt lehtë dhe shpejt për të ëmbëlsuar familjen dhe më të dashurit gjithashtu.

Përbërësit që ju nevojiten: 1.5 litra qumësht, 2 të verdha veze, 10 lugë sheqer, 7 lugë niseshte, 1 lugë kafeje vanilje, 1 pako biskota të thjeshta të thërrmuara, një grusht arra të thërrmuara, reçel qershie dhe kanellë.

Përgatitja

Si fillim në fundin e tasave të zupave hedhni një shtresë me biskota të thërmuara.

Hedhniqumështin në tenxhere dhe e vendosni në zjarr të ngadaltë, shtojini dy të vërdhat e rrahura të vezëve, sheqerin dhe niseshten.

Gjithë masën e përzjeni pa ndërprerje derisa masa të trashet dhe të bëhet kremoze.

Kur masa bëhet kremoze shtojeni vaniljen dhe vijojni të përzieni për pak sekonda.

E heqni tenxheren nga zjarri dhe nisim mbushjen e kupave.

I mbushni të gjitha me krem deri në gjysmë e më pas hedhni një shtresë me biskota të thërmuara dhe pak reçel qershie.

Më pas hedhni pjesën tjetër të kremit duke mbushur gjysmën e kupave. Në fund shtojini sërish një shtresë me biskota të thërmuara, arra dhe nga një lugë të vogël me reçel qershie.

Zupat, pasi janë ftohur futeni në frigorifer dhe mund ti konsumoni të ftohta.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika