Konfirmohet dorëheqja e Ramadanit, Osmani dhe Kurti e emërojnë inspektorin e ri të AKI-ë

Presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, të mërkurën, kanë emëruar ai Inspektor të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shalën

Burim Ramadani, tashmë është ish-inspektor i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Kjo për shkak se ai këtë të mërkurë, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Pas këtij lajmi, Zyra e Presidentes ka dalë me njoftim, ku është bërë e ditur se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, e kanë emëruar si inspektor për këtë pozitë, Kujtim Shalën.

Shala deri më tani ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Pas konsultimeve, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, kanë emëruar Inspektor të ri të Përgjithshëm të AKI-së, z. Kujtim Shala, i cili deri më tani ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, vijon njoftimi.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, sot janë njoftuar nga Inspektori i Përgjithshëm i deritashëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Burim Ramadani për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë. Ata kanë falënderuar z. Ramadani për shërbimin e tij në AKI nga viti 2019 dhe i kanë uruar suksese të mëtejme në angazhimet e tij profesionale”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika