Abdixhiku: 75 ditë pa ministër të Shëndetësisë – Skandalet në spitale kanë adresë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosemërimin e ministrit të Shëndetësisë

Kryetari i Lidhjes Demokratik të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pasur kritika të ashpra për Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurt, në lidhje me mosemërimin e ministrit të Shëndetësisë, për plot 75 ditë.

Ai ka thënë se në vend se të flitet për spitale të reja, paga më të larta e më shumë pajisje e barna, “ne jemi në pritje të një ministri pas 75 ditëve”.

Abdixhiku e ka quajtur Qeverinë e Kosovës të paaftë e të papërgjegjshme, teksa ka shtuar se skandalet që po ndodhin së fundmi në spitalet e Kosovës, e kanë një adresë, duke lënë të nënkuptohet se ajo është Qeveria.

“Sot bëhen 75 ditë që Kosova nuk ka ministër të Shëndetësisë; të tretin në më pak se dy vite qeverisje. Plot 75 ditë për të caktuar një përgjegjës – një njeri të vetëm – në krye të sektorit më të rëndësishëm të shoqërisë kosovare”, ka thënë Abdixhiku.

“As kaq pak s’mund të bëjnë! As kaq pak s’mund t’i japin shëndetësisë. Ndërsa, do të duhej të flisnim për spitale të reja, pajisje e barna më shumë, paga më të larta, shërbime më të denja e sigurime të shëndetësore për qytetarë që shpenzojnë qindra miliona euro jashtë vendit – ne jemi në pritje të një ministri pas 75 ditëve. Dhe as kaq pak s’mund të bëjnë; as edhe një ministër ta caktojnë”, ka thënë ai.

Kur përmendi skandalet e spitaleve, Abdixhiku la të nënkuptohej se e ka fjalën për raportimet se një foshnje e pajetë është futur në një rrobalarëse në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika