Është arrestuar mashkulli kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte dhunuar një grua.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti kishte ndodhur në Prizren, në dhjetor të këtij viti, ndonëse data e caktuar dhe inicialet e të dyshuarit nuk janë bërë të ditura.
“Prizren dhjetor 2022-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte keqpërdorur seksualisht-dhunuar viktimën femër”, thuhet në raport.
Krahas kësaj, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.