Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka vendosur që Bjellorusia të luajë ndeshjen e parë për kualifikimet e Evropianit 2024 në Novi Sad të Serbisë.
Bjellorusia në ndeshjen e parë kualifikuese do të jetë vendase kundër Zvicrës, që do të thotë se Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të luajnë në Serbi.
Bjellorusia si vend ndodhet nën sanksione pas mbështetjes së pushtimit rus në Ukrainë, kësisoj, ajo çdo ndeshje duhet ta luajë në një vend tjetër, jo në fushat vendase.
UEFA ka caktuar Novi Sadin si vend pritës të ndeshjes së Bjellorusisë, pra, shqiptarët që luajnë për Zvicrën do të luajnë në Serbi kundër Bjellorusisë.
Ndeshja pritet të zhvillohet më 25 mars të vitit të ardhshëm (2023).
Grupi i Zvicrës
Përveç Bjellorusisë, Zvicra në Grupin I ka edhe Kosovën, Rumaninë, Izraelin dhe Andorran.
The road to Germany starts now! 🇩🇪🏆
What's your first reaction to the draw?#EURO2024 pic.twitter.com/QAQzVMEhcN
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) October 9, 2022
Ndryshe, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin akterët kryesorë për eliminimin e Serbisë në botëroret e fundit, atë të 2018 në Rusi dhe këtë të fundit në 2022 në Katar.
Ndeshjet e tjera që pritet të zhvillohet atë ditë
UEFA ka njoftuar se më 25 mars, 2023 do të zhvillohen tri ndeshje të Grupit I dhe do të luhen si në vijim:
-Izraeli- Kosova (Në orën 20:45)
-Bjellorusia- Zvicra (Në orën 18:00)
– Andorra- Rumania (Në orën 20:45).