Pas rastit të foshnjës në Pejë, MSh liron nga detyra u.d të kryeinspektorit shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra u. d. të kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj pas rastit të foshnjës e cila e vdekur pasi ishte nxjerrë nga e ëma, dyshohet se ishte futur në rrobalarëse

Spitali i Pejës

Të enjten e 22 dhjetorit është liruar nga detyra ushtryesi i detyrës së kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në Facebook.

“Sot pas shqyrtimit të të gjitha të dhënave dhe detajeve të rastit të rëndë të ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është liruar nga detyra u. d. kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, z. Shaban Osmanaj”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se në këtë rast ka dështuar zbatimi i detyrave dhe misionit.

“Konkretisht ka munguar komunikimi, informimi i drejtë dhe mbi të gjitha adresimi në kohë i rastit nga ana e Inspektoriatit Shëndetësor”.

Ministria e Shëndetësisë ka shprehur keqardhjen më të thellë për familjarët dhe të afërmit që janë ballafaquar me këtë ngjarje tepër të rëndë.

“Ripërsërisim se etika dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor për pacientët e qytetarët në përgjithësi duhet të garandatohet në çdo rrethanë nga institucionet shëndetësore. Kush nuk mbërrin ta përmbushë këtë, nuk mund të vijojë të mbajë pozita menaxheriale”.

MSh ndër të tjera ka shprehur mbështetjen për Prokurorinë e Policinë që sa më parë që është e mundshme të ndërmarrin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe adresimin e personave përgjegjës konkretë të veshur me këtë përgjegjësi duke theksuar se “u. d. Ministrja e Shëndetësisë ka marrë të gjitha hapat për përgjegjësitë administrative dhe çështja po vijon të trajtohet deri në sqarimin përfundimtar”.

Ndryshe, gjatë ditës, kryetari i Odës së Infermierëve dhe Mamive, Naser Rrustemaj për Radio Dukagjini ka thënë se nga shtatë punonjësit e suspenduar në Spitalin e Pejës pas rastit të foshnjës e cila dyshohet se ishte futur në rrobalarëse, tri janë mami ndërsa njëra infermiere.

Në mbrëmjen e së mërkurës së 21 dhjetorit shtatë punonjës të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, janë suspenduar për shkak se dyshohet se një foshnje e pajetë ishte futur në rrobalarëse nga punonjësit e spitalit.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë, me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast, deri më tani ka suspenduar 7 punonjës dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit”, thuhej në njoftim.

Ndryshe, ky rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur javën e kaluar në Spitalin e Pejës, ku një foshnje e pajetë është futur në rrobalarëse.

Ndërkaq, dyshohet se trupi i pajetë i foshnjës është bërë copa-copa.

Rastin për Portalin Dukagjini, e kanë konfirmuar nga Prokuroria e Pejës, duke bërë të ditur se pas marrjes së informatave, prokurorja e krimeve të rënda bashkë Inspektoratin shëndetësor kanë dalë në vend të ngjarjes.

Sipas Prokurorisë, rasti është në fazën hetimore derisa kanë shtuar se janë duke i pritur raportet e Inspektoratit për veprime të mëtutjeshme.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Me të pranuar informatat ka dalë në vend të ngjarjes prokurorja e krimeve të rënda së bashku me Inspektoratin shëndetësor. Janë ndërmarrë disa veprime, jemi në fazë hetimore dhe në pritje të raportit nga Inspektorati shëndetësor. Sot kemi konsultuar edhe prindin e foshnjës, prokurorja e çështjes ka pasur takim me të. Pasi t’i pranojmë raportet nga inspektorati do të vendosim për të”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Nga Prokuroria nuk kanë dhënë më shumë detaje, duke u arsyetuar se janë duke u zhvilluar hetimet.

Kryetari I OIK-së pas rastit të foshnjës në Pejë: Tri nga të suspenduarat janë mami, njëra infermiere

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika