I ashtuquajturi drejtor për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është i pabindur se në protestën e serbëve gjatë ditës së enjte ishin rreth 1500 persona.
“Sipas vlerësimeve në terren rreth orës 13:00, protesta ka përfunduar e qetë, pa ndonjë incident të raportuar dhe në të kanë marrë pjesë rreth 1.500 pjesëmarrës”, thuhet në njoftim e Policisë së Kosovës.
Sipas Petkoviqit, fotot folin më shumë se çdo “gënjeshtër e mediave”.
Ai tha se “mediat” e kryeministrit, Albin Kurti, dhe manjatit serb të mediave që është një halë në sy për presidentin serb, Vuçiq, Dragan Sholak sikur N1, janë kundër tubimit “madhështor” të serbëve.
“Mediat e Kurtit dhe Sholak si N1 bashkë kundër tubimit madhështor të sotëm në Rudar! Vetëm ju përdorni propagandën e Prishtinës dhe dezinformatat për 1500 njerëz në tubim, fotot flasin më shumë se çdo gënjeshtër e juaj! Uniteti i serbëve i lëndon”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.
Ndërkaq, protestuesit në Rudar të Zveçanit protestën e hapën duke e shpalosur flamurin e Serbisë.
Куртијеви и Шолакови медији попут Н1 заједнички против данашњег величанственог скупа у Рудару! Само се ви служите приштинском пропагандом и дезинформацијама о 1.500 људи на митингу, слике говоре више од сваке ваше лажи! Боли их јединство Срба! 👇 pic.twitter.com/IPqQdKSRrx
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) December 22, 2022