Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë të jashtëzakonshme për media tha se policia është duke punuar që Milan Radojiçiq dhe kriminelët e tjerë në veri të sillen para drejtësisë.
“Radojçiq, herët ose vonë do të bjerë në duart e Policisë së Kosovës e pastaj do të përcillet deri te drejtësia për t’u ballafaquar me të gjitha veprat kriminale, me të cilat, ngarkohet”, tha ai.
Pas kësaj konference, ka reaguar Lista Serbe, duke e cilësuar si kërcënim deklaratën e Sveçlës, dhe se ato deklarata, sipas saj, janë qesharake dhe nuk e frikësojnë Radoiçiq-in.
“Kërcënimet që Sveçla i frikësuar i dërgon zëvendëspresidentit Radoiçiq janë qesharake dhe nuk do ta trembin as zotin Radoiçiq dhe as ndonjë serb në barrikada”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
Ndryshe, në konferencë për media, Sveçla tha se nëse KFOR-i nuk i largon barrikadat në veri, atëherë këtë do ta bëjë Policia e Kosovës.