Limaj: Kurti është mashtrues e gënjeshtar – Ka rënë në kurthin e Vuçiqit

Fatmir Limaj e ka quajtur kryeministrin Kurti, mashtrues e gënjeshtar

Fatmir Limaj, Nisma

Mashtrues, gënjeshtar e shkatërrues i vendit, janë vetëm disa epitete që kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i thotë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Ka rrejtur, ju ka mashtruar, këta janë mashtruesit më të mëdhenj të këtij vendi e që e rrënuan e shkatërruan këtë vend”, ka thënë ai.

Për ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, Limaj tha se është duke gënjyer kur thotë që është duke shkuar në veri.

“E ka ndërtuar një barakë në jug, e po gënjen që shkon në veri”, ka thënë Limaj.

Po ashtu, Limaj tha se Kurti e ka shndërruar veriun e Kosovës në vend të paqeverisshëm, derisa shtoi se policët e Kosovës në veri, janë duke u trajtuar shumë keq.

“E ka bërë gjysmën e territorit të paqeverisshëm. I ka bllokuar policinë për 13 ditë. Thoshte Hashimi po u jep ‘narezaka’, ky po i jep peshqi të prishur, i ka lënë policët në rrugë. I ka lënë të pambrojtur, sillen bandat andej, nuk kanë të drejtë t’i kontrollojnë”, ka thënë ai.

Limaj tha se Kosova një herë e ndaloi referendumin e Serbisë në Kosovë, tash sipas tij, vetë Serbia nuk po e lejon shtetin e Kosovës të mbajë zgjedhje në territorin e saj.

“Situata ka shkuar në rrugë të pakthyeshme. Ajo pjesë është e paqeverishme. Bandat e kanë kapluar atë vend, krimi po lulëzon, Kosova atje nuk ekziston, policia atje është bllokuar. Duhet t’u lutemi institucioneve ndërkombëtare t’u dërgojnë ushqim atyre”, ka thënë ai.

Veprimet e Kurtit, sipas Limajt, po e fuqizojnë Rezolutën 1244, pasi po krijon protektorat në Kosovë.

“Ky po e fuqizon rezolutën 1244, ky po bën protektorat brenda territorit të Kosovës, e që ne kemi bërë luftë për ta hequr atë protektorat”, ka thënë ai.

Pa një marrëveshje të madhe politike, sipas Limajt, nuk mund të ketë stabilitet në veri, teksa shtoi se Kosova nuk duhet të intervenojë ushtarakisht për t’i hequr barrikadat në veri.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika